Naim Miftari ‘shpërthen’ pas kërcënimit të Macronit, ‘godet’ Thaçin, Veselin dhe Agim Çekun – zbulon detaje të pathëna më parë!

Politika

Naim Miftari ‘shpërthen’ pas kërcënimit të Macronit, ‘godet’ Thaçin, Veselin dhe Agim Çekun – zbulon detaje të pathëna më parë!

Nga: N. Shaqiri Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:27
Emmanuel Macron

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili ka thënë se mund të rishikohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Miftari vjen edhe më i ashpër se Macroni teksa thotë se Franca është më shumë proserbe sesa vet Rusia.

Sipas tij, Franca i ka sjellë dëme të mëdha popullit shqiptar.

“Kurrë mos të harrohet një fakt i vërtetë se Franca është shumë më shumë proserbe sesa edhe vet Rusia. Jo vetëm për veriun e Kosovës pasluftës, dhe sot, por Franca ishte dhe është shumë më e dëmshme për interesin e popullit shqiptar në përgjithësi dhe sidomos për Kosovës”, shprehet Miftari.

Ai shprehet se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin pjesëtarë të shërbimit sekret frances DGSE.

“Pra, Hashim Thaçi e Kadri Veseli që sot janë në burgun e Hagës, ishin 100% dhe ndoshta janë edhe sot pjesëtarë të shërbimit sekret francez DRGS. Pyetni vetëm o njerëz pse gjatë viteve 1997-98 dhe 99’ Thaçin, Veselin... i shëtisnin nëpër Evropë, DGSE-ja franceze dhe i dërgonin natën në aeroportin e Tiranës me helikopter të Ushtrisë franceze, nuk kërcenin nga aeroplani...”, thotë Miftari tutje.

Miftari pyet se pse është sulmuar kazerma e Koshares?

“Nëse mendoni se shërbimi sekret DGSE francese i kanë dërguar Thaçin e Veselin në Kosovë me çliruar Kosovën nga Serbia, ju jeni ose budallenjt më të mëdhenj në botë ose jeni injoranta. A e dini pse është sulmua kazerma e Koshares kur ai objekt ushtrak ishte çliruar, ishte në dorë të ushtarëve të UÇK-së, nga aeroplanat e NATO-s. Ishin aeroplan mirazhat francez që na vranë luftëtarët tanë në Koshare. Kush spiunonte NATO-n gjatë bomrardimeve të Serbisë në vitin 1999 dhe njoftonte Serbinë, kush tjetër pos ushtria e lavdishme e republikës së Francës dhe DGSE e saj”, potencon tutje ai.

Miftari tutje vazhdon edhe me disa pyetje që janë mjaftë të rënëdsishme për zbulim.

“Kush ishte burri i Veres (serbe), eprori i DGSE-s, Denjhear Arnaudi, përndryshe shefi i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit më vonë, edhe shef i Agim Çekut? Si u nda Mitrovica në qershor të vitit 1999? Ndoshta mendoni se e ndanë francezët rastësisht, a si ndodhi pastrimi etnik i veriut të Kosovës më 2 dhe 3 shkurt të vitit 200, kur u vranë e plagosën si dhe dëbuan dhjetëra mijëra civilë shqiptarë nga shtëpitë, trojet, banesat e tyre para syve të 8 miëj forcave ushtarake franceze dhe para syve të 45 mijë ushtarëve të tjerë të NATO-s në Kosovë, dhe mbi 5 mijë policëve të UNMIK-ut? Rastësishtë a?”, përfundon Naim Miftari.

“Ne do të vazhdojmë të jemi shumë vigjilentë për situatën e sigurisë dhe atë politike në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, ne kemi ndërtuar me Gjermaninë një udhërrëfyes të ri dhe një propozim të ri për mospajtimet që kanë Serbia dhe Kosova. Unë besoj se ky udhërrëfyes është i mirë. Ai u mbështet nga negociatori evropian dhe përfaqësuesi ynë. Prandaj ne jemi duke pritur një riangazhim të qartë nga të dy palët, e kam fjalën për riangazhim për zgjedhjet e pritura komunale, një riangazhim serb lidhur me institucionet, njohje të komunave, veçanërisht në veri nga ana e institucioneve kosovare, një qetësim të situatës, dhe e them këtë sepse Franca dhe Gjermania janë të përkushtuara dhe kanë pasur një hapje, në veçanti ndaj politikës së vizave apo në elementë të tjerë ekonomikë, të cilët mund të rishikohen nëse nuk do të ketë politikë të papërgjegjshme nga të dy palët. Por ne do të vazhdojmë me partnerët tonë gjerman që të jemi shumë vigjilent për këtë çështje dhe për gjithçka që lidhet me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lidhur me këtë deklaratë të preidentit të Francës kishte folur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani kishte thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit të vizave për Kosovën, atëherë kjo do të nënkuptonte “vrasje të dialogut një herë e përgjithmonë”

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani në një vizite te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë më 30 gusht.

Për këtë deklaratë të presidentit të Francës dhe përmendjen e Gjermanisë, Gazeta ka marrë një përgjigje nga Qeveria Federale e Gjermanisë.

Berlini zyrtar kanë konfirmuar se s’kanë ndërruar qëndrim dhe se përkrahin vendimin e Këhsillit të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave, vendim ky që i garanton Kosovës lëvizjen e lirë nga 1 janari 2024.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat