Njohja nga Greqia/ Eksperti tregon se ku gaboi Kosova

Politika

Njohja nga Greqia/ Eksperti tregon se ku gaboi Kosova

Nga: P.Rudi Më: 11 shtator 2023 Në ora: 21:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Sipas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin deri më tani shtetin e pavarur të Kosovës.

“Ne kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që ata t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë”, tha Kurti.

Por sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, qasja e diplomacisë së Kosvës ka qenë e gabuar në drejtim të sigurimit të njohjes.

“Njohja e Kosovës nga ana e Greqisë dhe vendeve tjera të BE që se kanë njohur Kosovën, sipas gjitha gjasave po dëshmohet që diplomacia jonë në këtë pjesë ka dëshmuar që s’ka ndonjë pasqyrë të qartë se si t’i qaset këtij problemi”, thotë Shala.

“Rrethanat në të cilët janë krijuar raportet në mes Prishtinës dhe Athinës po dëshmojnë që bashkëpunimi mund të bëhet edhe duke mos njohur Kosovën por as duke mos penguar atë në arenën ndërkombëtare”, shprehet më tej eksperti Shala.

Më tej, Shala tregon se cfarë do t’i sillte Kosovës në aspektin e sigurisë në rast se Greqia e njeh shtetin e Kosovës.

“Në aspektin e sigurisë një njohje e tillë kontribuon në përafrimin me procesin e anëtarësimit të institucioneve të sigurisë në INTERPOL, por edhe në fushat tjera në nivel të Brukselit (BE), duke ofruar qasje më të lehtë në shkëmbimin e informacioneve në luftimin e krimit transnacional që e atakon vendet e Ballkanit Perëndimor”, shton Shala.

“Serbia do të vazhdojë të lobojë në pengimin e Kosovës që të avancohet në forcimin e këtyre raporteve në mese dy palëve”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat