“Takim i vështirë”, a ka frikë Vuçiq nga takimi i 14 shtatorit?

Politika

“Takim i vështirë”, a ka frikë Vuçiq nga takimi i 14 shtatorit?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 shtator 2023 Në ora: 11:54
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Edhe dy ditë kanë mbetur që nga mbajtja e takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Takimi i cili shënon të jetë i pari që pas tensioneve në veri të Kosovës, po pritet me “frikë” nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai të hënën ka marrë pjesë në Samitin e Brdo- Brionit në Shkup, nga ku ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit.

Vuçiq u shpreh se “nuk e di nëse do të jetë i vështirë”, gjersa shtoi se asnjëherë nuk është lehtë në të tilla takime pasi edhe Brukseli e mbështet pavarësinë e Kosovës.

“Nuk e di se a do të jetë e vështirë, kjo është gjithçka që mund t'ju them sepse nuk është se ka qenë e lehtë, prandaj po flasim me Albin Kurtin, sepse po flasim me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dini se çfarëdo që të thonë ata gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër, kështu që për ne është gjithmonë e vështirë, çfarë të bëjmë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.

Analistët politikë thonë se “fajtori” gjithmonë ka frikë, gjersa shtojnë se Vuçiq mund të ketë drojë për shkak të përpjekjeve për komplikimin edhe më tepër të gjendjes në veri.

Zogaj për Vuçiqin: Fajtori gjithmonë më së shumti ka frikë nga mëkatet e veta, sepse e rëndojnë fajet

Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se presidenti serb ka arsye të ndihet i frikësuar nga vetvetja e tij.

Ai e quan Vuçiqin ekzemplar tipik të ndyrësirës gjenetike serbo- sllave.

Image
Analisti politik, Skënder Zogaj

Fajtori gjithmonë më së shumti ka frikë nga mëkatet e veta, sepse e rëndojnë fajet. Prandaj presidenti i Serbisë ka arsye të ndihet i frikësuar nga vetvetja e tij, nga rrenat dhe krimet serbe që, nuk kanë fund dhe po e mbajnë në ankth Ballkanin. Mirëpo, duhet pasur parasysh edhe një element të karakterit gjenetikisht të dobët, që ka të bëjë me rrenën, që serbët e konsiderojnë virtyt dhe kur rrejnë ndiejnë kënaqësi, guximtar dhe krenar! Vuçiq është ekzemplar tipik i ndyrësirës gjenetike serbo-sllave që po i aplikon gjithë mjeshtëritë e frymës së racës së vet, kështu që, deklaratat e tij kurrë nuk duhet vlerësuar nga ajo që thotë por nga ajo që fshihet brenda fjalëve të tij”, pohon Zogaj.

Sipas tij, më 14 shtator nuk do të ketë përkëdhelje dhe kryeministri i Kosovës ka përparësi.

“Këtyre marifeteve serbe po shpresoj se po u afrohet fundi, sepse karotat janë ngrënë dhe tash do të futet në përdorim shkopi! Më 14 shtator nuk do të ketë përkëdhelje, por do të ketë - përsëritje të qëndrimeve të njohura, do të ketë tërheqje vërejtjesh dhe kërkesë për realizim të marrëveshjeve që janë arritur e nuk janë realizuar. Në këtë takim do të fillojë të ndahet shapi nga sheqeri dhe ndalimi diplomatik i lojës me "tru gomari". Kryeministri i Kosovës besoj se, e ka përparësinë sepse e ka "zogun në prush"!”, shton Zogaj.

Për takimin e 14 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se se në takim të Kurtit me Roth, pos tjerash është biseduar edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit politik.

“Gjatë bisedës u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Qarri: Është koha të qortohet Serbia dhe të përkëdhelet Kosova

Kurse, analisti politik Gani Qarri, përmend armatosjen e serbëve në veri të Kosovës dhe pas hapave të ndërmarra të Qeverisë për shtensionim të situatës, sipas tij është koha të qortohet Serbia.

Image
Gani Qarri

“Përderisa Serbia në njërën anë, vazhdon armatosjen e bandave kriminale serbe të kryekriminelit Radojçiq, për imponimin me forcë të akteve të kryera në veri të Kosovës, para syve të ndërkombëtarëve, në anën tjetër, duke mos qenë nën presionin e sanksioneve të BE-së, ai vazhdon lirshëm ta shtyjë përpara propagandën e tij gebelsiane, me akuzat e pabazuara se kinse Kryeministri i Kosovës, “çdo ditë keqtrajtuaka serbët dhe bëka gjithçka për t’ua vështirësuar jetën, atyre, derisa Serbia dhe Vuçiqi vijojnë t’i furnizojnë me armatim e municione të të gjitha llojeve deri te helmet ushtarake, për kryerjen e akteve kriminale dhe terroriste, në Kosovë. Ndaj “frika” e vetme që eventualisht mund të ketë aktualisht Vuçiqi nga takimi i 14 shtatorit, mund të jetë vetëm droja, se për shkak të përpjekjeve për komplikimin edhe më tepër të gjendjes, nga ai vet dhe strukturat ilegale serbe, në vend të kontribuimit për shtendosjen e situatës dhe lejimin e pjesëmarrjes së minoritetit serb në zgjedhjet komunale në veri,, pas Kosovës, të goditet edhe Serbia me sanksione nga BE.

“Në fakt, fal hapave gjigant të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për shtensionimin e gjendjes, si zvogëlimi rapid i pjesëtarëve të Policisë së shtetit tonë për më tepër se 50% të prezencës, në dhe përreth ndërtesave komunale, gatishmëria për mbajtjen e zgjedhjeve të reja si dhe përgatitja e ligjit për organizimin dhe mbarëvajtjen e votimeve të lira e demokratike, sipas ligjeve të Kosovës, për emërimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit, parë realisht dhe në mënyrë të drejtë, radha është që të “qortohet”, sa më fort, Serbia hegjemoniste e cila nuk pushon duke futur armatim, municione dhe helme luftarake, ilegalisht për bandat kriminale serbe në Kosovë, dhe të “përkëdhelet” Kosova duke hequr masat ndëshkuese para takimit të 14 shtatorit, për shkak të kontributit që ka dëshmuar për shtensionimin e gjendjes, por dhe për trajtimin e barabartë të Kosovës në dialog me Serbinë”, deklaron Qarri.

Kosova meriton të përkëdhelet dhe t’i hiqen masat ndëshkuese, thotë Qarri, gjersa shton se Serbia përpiqet që të imponojë me forcë luftë në Kosovë.

“Heqja e masave ndëshkuese dhe përkëdhelja e vendit tonë, të paktën një herë në gjithë periudhën e gjatë të dialogut maratonik, meriton të ndodhë edhe për faktin se Kosova përkundër marrëdhënieve aq të vështira me Serbinë, e cila jo vetëm që ndërhyn pareshtur në çështjet e brendshme të Kosovës, por vazhdon të armatos edhe me armatime e municione deri te helmete ushtarake bandat kriminale serbe në veri të vendit tonë, gjë që e dëshmon edhe kapja e tyre, nga Policia jonë shtetërore, përkundër të gjithave Kosova vazhdon të tregojë kurajo dhe vullnet të mirë, për shtensionimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve, si për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, ashtu edhe për rivazhdimin e dialogut me një shtet agresor si Serbia, që në vend të paqes dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare, përpiqet të na imponojë me forcë, luftën në vendin tonë, përmes bandave kriminale serbe dhe grupeve terroriste të Radojçiqit & Co”, përfundon Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat