Në prag të takimit me Vuçiqin në Bruksel, paralajmërohet Kurti: Mos guxo ta pranosh këtë gjë!

Politika

Në prag të takimit me Vuçiqin në Bruksel, paralajmërohet Kurti: Mos guxo ta pranosh këtë gjë!

Nga: Arife Morina Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:45
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se takimet e diplomatëve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të nisin të enjten qysh prej orës 09:00.

Diplomatët fillimisht takohen ndaras me liderët e dy vendeve, e më vonë pritet të mbahet një takim trepalësh, mes Kurtit, Vuçiqit dhe kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, të arritur në shkurt, dhe më pas për çështjet aktuale.

Deputeti shqiptar, Nikollë Camaj në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi dialogun Kosovë-Serbi dhe kritikoi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj këtyre bisedimeve.

Ai tha se Beogradi po përkëdhelet padrejtësisht nga Perëndimi, derisa po ndëshkohet viktima (Kosova).

“Liria e Kosovës ashtë paguar me gjakun e bijve dhe bijave të saj, por, kjo nuk do të realizohej pa ndihmën e miqve tonë (NATO). Megjithatë, kjo atyre nuk u jep të drejtë që të bien në pyetje funksionalitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Beogradi ka arritur të fitojë simpatinë, dhe të jetë i përkëdheluri i Perëndimit, ndoshta më tepër për ta mbajtur sa më larg ndikimit rus, por Evropa duhet ta kuptojë se Serbia nuk do të jetë aleatë i sinqertë, as që do të largohet nga Rusia, me këtë lidership, dhe me platformën kombëtare që bazohet në "Naçertanien" e Grashninit, e nën ndikimin e kishës ortodokse serbe, nënës së të gjitha të këqijave në Ballkan. Pra, Evropa do të duhej të merrej më tepër me shkakun, e më pak me pasojat. Ata sot po ndëshkojnë viktimën para xhelatit”, u shpreh deputeti shqiptar.

Image
Deputeti shqiptar, Nikollë Camaj

Po ashtu, Camaj kërkoi nga Kosova të mos e pranoj assesi Asociacionin, dhe se çështjen e pakicës serbe ta zgjedh sipas standardeve evropiane.

Madje, ai përmendi disa çështje që kryeministri Kurti do duhej t’i parashtronte në Bruksel, në tavolinën e bisedimeve me Vuçiqin.

“Sidoqoftë, i jap vetes liri të them se ajo për çka Kosova, pra për momentin Qeveria Kurti do të duhej të pranojë bisedimet është, vendosja e kufijve, me dy flamuj. Para se të flitet për njohje reciproke, po ashtu do të duhej të zgjidhet çështja e personave të humbur dhe që Serbia të pranojë krimet e luftës dhe përgjegjësinë për dhunimet. Pastaj, në kuadër të bisedës për njohje reciproke të flitet edhe për nivelin e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Por, Kosova nuk guxon të pranojë instalimin e një entiteti serb, të tipit të Bosnjës. Ndërkaq, çështja e pakicës serbe në Kosovë të zgjidhet konform standardeve evropiane, por për të gjithë njëlloj (serbet në Kosovë, shqiptarët në Serbi, shqiptarët në Malin e Zi...)”, u shpreh Nikollë Camaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat