Çfarë po tenton Ramush Haradinaj me mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit?

Politika

Çfarë po tenton Ramush Haradinaj me mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit?

Nga: P.Rudi Më: 12 shtator 2023 Në ora: 21:00
Albin Kurti dhe Ramush

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon punën rreth mocionit ndaj qeverisë Kurti të iniciuar paralajmëruar muaj më parë.

“Po patjetër që po punojmë rreth mocionit”, deklaroi deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”, kishte thënë Ramush Haradinaj pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës, sipas të cilit, zgjidhja e vetme është nisja e mocionit për Qeverinë ngase kryeministri Kurti ka shkuar në ekstrem.

Por ketë nismë të Haradinajt po e quan vetëm një ëndërr analisti politik, Faton Mehmeti.

“Natyrisht se është e dështuar, nuk trembet luani nga miu. Me 8 deputetë Ramushi veç mundet me endërru se mund të rrëzojë Kurtin”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Haradinaj po tenton ta marr rolin e liderit opozitar.

“Me këtë nismë, Ramush Haradinaj po tenton të marr primatin e krye opozitarit, gjë që e kanë kuptuar mjaft mirë kryetarët e PDK-së dhe LDK-së”, thekson Mehmeti, sipas të cilit, këtë lojë e kane kruptuar kryetari i LDK-së dhe i PDK-së.

“Andaj nuk i bashkohen edhe duke ditur se s’kanë numra, vetëm sa e fuqizon edhe më shumë Kurtin. Në këtë situatë Ramushi është i dështuar, i ka humb rruga në oborr nga ku s’po gjen zgjidhje me dal. Ky mocion është farsë dhe si i tillë do të mbetët për AAK-në”, shprehet Mehmeti.

Ramushi në vazhdimësi do e përmend këtë mocion, vetëm si argument se gjoja po bëjmë diçka si opozitë, ndonëse e di edhe vet se nuk ka gjë nga kjo punë”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat