Profesori tregon skenarin e 14 shtatorit – ja kërkesa që do të ketë Serbia!

Politika

Profesori tregon skenarin e 14 shtatorit – ja kërkesa që do të ketë Serbia!

Nga: M.Haziri Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:24
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit.

Ky takim pritet të jetë pikë diskutimi për marrëveshjet e nënshkruara.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se nga ky takim nuk do të ketë rezultlat dhe se Vuçiq është ai i cili në vazhdimsi do të kërkoj arsyje për mos zbatuar marrëveshjet.

Sipas tij, nuk ka presion aq sa duhet ndaj Serbisë.

Image
Binak Maxharraj

Të enjtën në kuadër të dialogut takohen në Bruksesl kryeministri i Kosovës dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiq.Qe sa kohë me të madhe po flitet se a do të ketë ndonjë marrëveshje në këtë takim të radhës. Mendimi im është që jo nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje midis dy palëve, sepse në këtë situatë me tendenca fashiste të regjimit të Vuçiqit nuk mund të pritet kurrfar rezultati.

Serbia e Vuçiqit për këto 12 vitet në dialog nuk ishte e interesuar për ndonjë marrëveshje. Ajo nuk dëshiron kurrfarë marrëveshje as tani,as nesër e as pasnesër as kurr, sepse pikeë së pari BE dhe SHBA nuk i kanë krijuar as parakushtet minimale për ndonjë marrëveshje sepe presion nuk kanë bërë ndaj Serbisë. Për këtë sepse Borell, Lajçak por edhe Escobar nuk shtruan kurrfarë trysnie që Marrëveshja të nëshkruhet nga të dy palët e të jetë obligative ndërkombëtarisht. Pra,si e tillë marrëveshja e Ohrit nuk ka vlerë e as obilgim ndërkombëtar nuk i obligon palët sipas juridikacionit ndërkombetar sepse nuk ka nënshkrime e as nënshkrime për garancinë e marrëvshjes”, u shpreh ai.

Në fund, profesori thekson që Asociaiconi do të jetë temë diskutimi në këtë takim mirëpo që nuk duhet të pranohet nga kryeministri Kurti.

“Po në këtë takim në mugesë së Marrëveshjes së Ohrit si inekzistent Vuçiq do mundohet të luaj me karten e Asociacionit. Albin Kurti nuk guxon të pranoj këtë gjë, sepse është atakt i drejtëpërdrejt nq sovranitetin dhe integritetin e vendit. Diskutimi në këtë takim për Asociacionin as që guxon të hapet”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat