Afera e ‘tmerrshme’ e Pal Lekajt, njihuni me pasurinë marramendëse të tij, “në vend burgu po vlerësohet nga Prokuroria”!

Politika

Afera e ‘tmerrshme’ e Pal Lekajt, njihuni me pasurinë marramendëse të tij, “në vend burgu po vlerësohet nga Prokuroria”!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:40
Pal Lekaj

Që nga viti 2022 Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzoi ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, të AAK-së lidhur me 53 milionë eurot dhënë kompanisë "Bechet Enka" gjatë detyrës së tij si ministër, po për fatin e keq Prokuroria Speciale e Kosovë jo që nuk ka lëvizur proceset akuzuese ndaj ish-ministrit, Pal Lekajt, por kjo prokurori hesht dhe bëhet sikur Pal Lekaj është larë e shpërlarë nga faji i akuzave të para një viti.

Kështu është shprehur analisti politik, Sulejman Mehazi teksa komenton këtë proces gjyqëson ndaj ish-ministrit Lekaj, teksa flet edhe për pasurinë e tij milionëshe.

Mehazi pyet se si i fitoi këta para marramendëse Lekaj?

“Si është e mundur që Pal Lekaj të jetë aq i aftë të bëhet milioner që do ia kishin lakminë e aftësisë secili qytetarë i Kosovës se nga Pal Lekaj i fitoi këto para marramendëse, dhe se Pal Lekajt duhet t'i jepet titulli akademik për mjeshtrinë e fitimit të milionë eurove”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Profesor Mehazi pohon se, në vend që të dënohet për korrupsion, ai po gradohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Kur korrupsioni i politikanëve del i suksesshëm quhet "virtyt", e ky "virtyt" i Pal Lekajt jo që dënohet, por gradohet nga Prukuroria e Speciale e Kosovës si "Mjeshtri Akademike Korruptive"”.

Madje profesori ia përmend edhe pasurinë e ish-ministrit, të cilën e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Se çfarë grade akademike korruptive është ish-ministri, Pal Lekaj, argumenton Agjencioni Kundër Korrupsionit, se në kuadër të pasurisë së paluhatshme Pali ka shtëpinë me vlerë 280 mijë euro, tokë të patundshme me vlerë 1. 5 milionë euro, banesë 80 mijë euro, kurse pasuria e luhatshme e tij është 4 vetura me vlerë 45 mijë euro”, thotë ai.

Në fund, Mehazi potencon se, në vend që të burgoset, ai po vlerësohet nga Prokuroria si njeri me ‘virtyte të larta’ korruptive.

“Me gjithë këtë pasuri, Pal Lekaj jo që burgoset, por vlerësohet dhe nga Prokuroria si njeri me "virtyte të larta" korruptive, me aferën e tij grandioze e të tmerrshme korruptive të 53 milionë eurove, Pal Lekaj, duhet të hyjë në librin e Genisit si njeri me "virtyte" të larta korruptive”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat