“Zbulohet” arsyeja pse bëhen bastisjet, ish- agjenti i ShIK-ut “shpërthen” ndaj OVL-së: Firmë politike e PDK-së dhe AAK-së

Politika

“Zbulohet” arsyeja pse bëhen bastisjet, ish- agjenti i ShIK-ut “shpërthen” ndaj OVL-së: Firmë politike e PDK-së dhe AAK-së

Nga: Naile Ejupi Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:51
UCK

Zyrtarët policorë të EULEX-it javën që po e lëmë pas kanë qenë mjaft “aktivë”, me bastisje e konfiskim telefonash.

Sot zyrtarët kanë konfiskuar telefonin e Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zenjullahu.

Ndërsa, gjatë javës ata kanë konfiskuar edhe telefonat e Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës- Calit.

EULEX gjatë javës ka kryer edhe bastisje, është bastisur shtëpia e heronjve Fahri e Bahri Fazliu dhe ish- luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ndaj, këtyre bastisjeve kanë protestuar organizata e veteranëve, ndërsa ish- agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari thotë se bastisjet janë tentim i Gjykatës për të mbrojtur dëshmitarët.

Sipas tij, OVL nuk përfaqëson veteranët e vërtetë të luftës dhe është firmë private e siç i quan ai “Thaçve, Veselave, Lushtakave e Haradinajve”.

“Bastisjet janë tentim i Gjykatës Speciale për t’i mbrojtur dëshmitarët nga ndikimi nga jashtë dhe për të penguar ndërhyrjen në Gjykatë, në dëshmitarë....në proces. Sa i përket kësaj OVL ja që nuk përfaqëson fare veteranët e vërtetë të luftës dhe punon pa mandat dhe më shumë OVL- ja është një firmë private e Thaçve, Veselave, Lushtakave e Haradinajve, sasa që përfaqëson veteranët e UÇK- ës. Ata OVL-në e kanë shndërruar veten në njē firmë politike, sidomos të PDK-së dhe AAK-së dhe ideali i tyre për një demostratë lidhet vetëm me paratë e beneficionet tjera që ju premtohet nga klanet para politike nga politikanët e korruptuar”, deklaron Miftari.

Image
Naim Miftari

Protestuesit të premten kanë gjuajtur telefonat e tyre para zyrës së EULEX-it, në shenjë pakënaqësie ndaj bastisjeve të fundit.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku tha se dhomat e specializuara po gjykojnë vetëm shqiptaret dhe UÇK në dhe jo krimet e kryera në Kosovë.

Ndërsa kërkoi që shteti të merret seriozisht me këtë çështje, e të mos lejojë që njerëz civil e me kapele, t’u hyjnë në shtëpi.

“Jemi dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve. Duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, gjoja intervistime, duke i bastisur e konfiskuar telefonat e tyre personal. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë po bëhet në shtetin tonë, si dikur në kohen e pushtuesit. E institucionet tona vetëm po heshtin. Meqenëse po na hyjnë dhe në shtëpi duke na shqetësuar familjet, ne e thirrem këtë protestë kundër Zyrës së prokurorit të specializuar dhe EULEX -it duke pasur parasysh që PK është reagues i parë. Kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojë që persona civil qofshin ata të ZPS së apo Eulexit pa Policinë e Kosovës, të na hyjnë dhe në shtëpi. Përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare. Pavarësisht se ne si kemi njohur dhomat e specializuara, asnjëherë se kemi penguar drejtësinë”, deklaroi ai.

Klinaku ndër të tjera pohoi se nëse EULEX do që t’ua marr telefonat, atë duhet ta bëjnë përmes kërkesës drejtuar policisë së Kosovës, e jo në këtë mënyrë.

“Telefoni është i imi po këta se marrin. Këtu është Policia e Kosovës, jemi shtet nëse këta kanë nevojë për telefonat tonë, policia janë. Ne flasim në telefona ata vazhdimisht po na përgjojnë. S’kanë nevojë të na konfiskojnë telefonat sikur hajna e kriminel. Ne kemi mendu që tu japin telefona nëse iu duhen. T’i marin nëse iu duhen”, u shpreh ai.

Ndërsa, ish- agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari “kritikon” duke thënë se ata dalin kur kërkojnë para, gjersa shton se në protest duhet të dalin kur të “ngucet një ushtar luftëtar i varfër i UÇK-së”.

“Premtime këto ndaj disa udhëheqësve të tyre OVL- ës, udhëheqës të përjetshëm që edhe ato pozita i kanë marrë me 1000 dallavere dhe të shtyrë nga PDK dhe AAK ku mbrojnë individin dhe milionerat e korrupsionin. Ideali i tyre sot është vetëm kur kërkojnë para më shumë për 60.000 veteranë prej tyre 80% janë veteranë të rrejshëm ose të dilet në një demostratë vetëm kur kërkon pare ose kur dikush t’i jep 20 euro, një hamburger e një pije. Është mercenarizëm në demostratë do duhet të dilet po të ngucet një ushtar luftëtar i varfër i UÇK-së, jo demostrata për milionera e korrupsionit dhe profiterëve të luftës”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat