Amerika ia ndaloi Millosheviqit ‘Serbinë e Madhe’, por ky është plani i tyre për Vuҫiqin

Politika

Amerika ia ndaloi Millosheviqit ‘Serbinë e Madhe’, por ky është plani i tyre për Vuҫiqin

Nga: H.O. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:39
Ilustrim

Serbia edhe tash pas më tepër se dy dekada luftë vazhdimisht kërcënon Kosovën në mënyra të ndryshme. Kërcënimet madje vijnë nga krerët e shtetit e poashtu edhe nga grupe të ndryshme terroriste.

Sipas njohësit të ҫështjeve politike, Skender Mulliqi, derisa Amerika dhe bota perëndimore nuk e lejuan Kasapin e Ballkanit të formonte dikur Serbinë e Madhe, as tani nuk duhet lejuar pasardhësin e tij, Aleksandër Vuҫiq të bëjë një gjë të tillë.

“Nëse Amerika dhe bota perëndimore nuk e lejuan Millosheviqin me luftë të formojë Serbinë e Madhe, nuk ishte dashur t’ia lejojnë këtë gjë as pasardhësit të tij, Aleksander Vuҫiq. Edhe Vuҫiq po e ndjek rrugën e Millosheviqit që më luftë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu dhe më gjerë. Hapat në këtë drejtim Vuҫiq i ka marrë në  Mal të Zi, në Bosnjë e në Kosovë. Në Mal të Zi përmes partisë në pushtet dikur të Momir Bullatoviqit dhe Milorad Dodikut në Bosnjë, ku po shkohet haptazi për Serbi të Madhe. Kjo gjë sigurisht se bie ndesh më interesat e BE-së, pos qarqeve të caktuara proruse dhe proserbe”, thekson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Megjithatë ai thotë se sikur kjo po gjenë përkrahje nga dikush.

“Serbia është proruse fund e krye, e cila po thuaj asgjë nuk po e “dëgjon” Perëndimin, edhe kur bëhet fjalë për vënie të sanksioneve Rusisë pas invazionit ushtarak në Ukrainë, të diktatorit Putin dhe as lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi, ku Vuҫiqi nuk po i përfill marrëveshjet dhe as nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, që i është kërkuar nga takimi i fundit me pesëshen evropiane në Bruksel. Kjo qasje e Serbisë nuk ishte dashur të gjejë me përkrahje të BE-ja .Kjo strukturë evropiane  sikur po harron se luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj”, nënvizoi ai.

Mulliqi thotë më tutje për ‘Bota sot’ se, në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar  patëm luftën në ish-Jugosllavi, dhe tash kemi luftën në Ukrainë. Po krijohet përshtypja se po të mos ishte Amerika, BE-ja moti do të kishte humbur ndikimin e saj, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pos invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, kemi invazion politik të Rusisë përmes Serbisë, në rajonin e Ballkanit. Bota demokratike nuk ishte dashur të lejon një serbomadh si Millorad Dodik, të jetë figura politike kryesore serbe në Bosnjë. Ai madje po merr guximin që hapur të kërkon Serbinë e Madhe. BE-ja sikur po e heshtë këtë fakt dhe faktin që Dodik edhe pse është në listën e zezë të DASH, pa rreshtur po kërkon shkëputjen e Republika Serpska nga BH-ja”, theksoi ai.

Tutje Mulliqi thotë se, aleatë më të mirë të BE-së dhe Amerikës në rajon, sigurisht që janë shqiptarët. Dhe, shumë logjike do të ishte që bota perëndimore aleatët e tyre t’i mbron më gjithë forcën.

“Këtë gjë nuk janë duke e bërë sa duhet mirë, të cilat sikur po pajtohen që Asociacioni me kompetenca ekzekutive të implementohet, kur dihet se në një të ardhme jo të largët është ndarje e Kosovës mbi baza etnike, që asgjëson multietnicitetin. Pushteti terrorist i Vuҫiqit dhe kreu i Listës Serbe janë sponsorët e kërcënimeve me lufte ndaj Kosovës, dhe të aktit terrorist në Banjskë. Megjithatë unë besoj që NATO, ku rolin kryesor e ka Amerika, nuk do të lejojnë të formohet një asociacion që prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si që nuk do të lejojnë që lufta nga Ukraina të kalon në Ballkan nga Putin, Vuҫiq dhe Dodik”, thotë ai.

Analisti thotë se, tashmë u bën shumë vite që Rusia e ka humbur ndikimin e saj te ish bllokut të Lindjes për të cilën gjë edhe po e bënë luftën Putin.

“Ky ndikim i humbur nuk ishte dashur tu lejohet të kthehet në Ballkan përmes Vuҫiqit. BE-ja duhet të ndërron qasjen e deritashme politike që doli të jetë e gabuar, në mënyrë që të ndalë realizmin e ideve fashiste të “botës ruse” dhe të “botës serbe", të cilat ide paraqesin rrezik permanent për paqen në botë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat