“Serbët me shpresa te Putini që të ndezë luftën në Ballkan, por le të harrojnë shovenistët serbë, se ka perënduar koha e tyre”

Politika

“Serbët me shpresa te Putini që të ndezë luftën në Ballkan, por le të harrojnë shovenistët serbë, se ka perënduar koha e tyre”

Nga: H.O. Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Putin/ Vuqiqi/ Arkiv

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, thekson se Serbia dhe shumica e serbëve kanë mbetur më logjikë luftënxitëse të shekullit të kaluar.

Ultranacionalizmi serb, në vend që të fashitët gjithnjë e më shumë po sforcohet, duke i brohoritur luftës, si tridhjetë e më shumë vjet më parë, kur fund e krye u përqafue politika e Sllobodan Millosheviqit. U kërkua nga serbët në luftën në ish-Jugosllavi që të rrafshohet më tanke qytetit i Vukavarit, pastaj Dubrovniku, që shënojë fillimin e një luftë macabre shfarosese të myslimanëve ne Bosnje. Kujtojmë masakrat më të mëdha të Srebernicës, Sarajevës e gjetiu në Bosnje. Mitomania, lavdia dhe madhështia mesjetare ishte preukupimi më i madh serb, e urrehej epoka e modernitetit. Ultranacionalizmi i tërbuar, propaganda e madhe mediatike e formës gebelsiane, madje e vete të natyrës njerëzore serbe, si popull dhunues që janë i vetmi në Ballkan e më gjerë, nxitën vazhdimin e luftës të fundit në ish-Jugosllavi në Kosovë”, vlerëson ai.

Image
Skender Mulliqi

Mulliqi thotë më tutje se ‘soldateska serbomadhe luajti lojën më të ndytë ushtarake pas ,Luftës së Dytë Botërore, për ta shëndrruar Kosovën në tokë të djegur’.

“Vranë dhe masakruan ushtria dhe paramiliatarët e Millosheviqit e Sheshelit gra,burra, pleq dhe fëmijë të pafajshëm në Reqak, Meje , Lybeniq, Rahovec, etj. Djegën ҫdo gjë para veti hordhitë serboqetnike. E humbën luftën më shqiptarët në Kosovë duke ikur më bisht nën shalë. Edhe kjo Serbi e Vuҫiqit ka mbetur në valët e ultranacionalizmit serbomadh në rajon. Ky regjim, por edhe shumica e serbëve janë përbindesha. Nuk po ngopen më tokat shqiptare, duke kërkuar pjesën më të pasur të veriut të Kosovës. Por, harrojnë shovenistët e fashistët serb, se ka perënduar koha që do të marrin tokat e shqiptarëve, përmes Asociacionit të kamufluar në “Republika Serpska’ në Kosovë”, thotë ai.

Tutje, analisti thotë se serbët janë thyer në Banjskë në tentimin terrorist të Vuҫiqit dhe Radojҫiqit, e do të thyhen sa herë që do të tentojnë që më luftë të ndajnë Kosovën.

“Shumë janë duke u bazuar në Putinin i cili është jetikishtë i interesuar që flakët e luftës t’i shpërnadë nga Ukriana në Ballkan. Këtë e po e thotë Zelenski, por edhe të tjerët. Në rast të eskalimit të ndonjë konflikti ushtarakë, do të harrojnë pushtimin e veriut, së do të përballen më gjithë shqiptarët kudo që janë, më la borgjin e madh historik deri të Molla e Kuqe. Edhe diqka. Vetë nocioni Asociacion më Shumicë të Komunave Serbe, duke i përjashtuar minoritetet e tjera që jetojnë në Kosovë, është nocion i pa pranueshëm për Kosovën multientike. Është nocion politik që shembë shtetësinë e Kosovës. Prandaj, edhe përkundër presioneve të mëdha për implemetim që po na vijnë nga faktori ndërkombetar, nuk duhet të pranohet kurrë një asociacion i tillë”, nënvizoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat