Zgjedhjet në Serbi/ Nitaj flet nëse mund të ketë tensionim të situatës!

Politika

Zgjedhjet në Serbi/ Nitaj flet nëse mund të ketë tensionim të situatës!

Nga: M.Haziri Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 14:36
Sulmi në Banjskë

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë e pazgjidhur.

Provokimet dhe deklaratat e Serbisë nuk po ndalen.

Për “Bota sot”, ka folur sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai thotë se dialogu duhet të merret seriozisht dhe se sulmi në Banjskë ka dëshmuar se sa e brishtë është siguria në atë pjesë të Ballkanit.

“Nuk mund të them nëse e ka ndryshuar rrjedhën e dialogut, por që e ka shpërfaqur urgjencën që dialogu të merret më seriozisht, sigurisht që po. Banjska ka dëshmuar se sa e brishtë është siguria në këtë pjesë të Ballkanit. Prandaj insistimi që Kosova sa më parë të jetë pjesë e NATO-s, është nevojë urgjente. Vetëm kjo do të mund t’a siguronte një paqe afatgjate”, u shpreh ai.

Image
Muharrem Nitaj

Në fund, i pyetur për zgjedhjet në Serbi dhe mundësinë për të sjellur tensione, Nitaj thotë se nuk beson të ketë trubullira.

Janë pjesë e diskursit të brendshëm sa herë që ka zgjedhje në Serbi. Ata gjithmonë luajnë në kartën e nacionalizmit dhe të Kosovës, sepse kjo fatkeqësisht ende po ju sjell vota. Por nuk besoj se ka gjasa të shkaktojnë turbullira, sepse e kane kuptuar se kjo nuk mund të kalojë. Janë mashtrime ordinere të Vuçiqit”, përfundoi Nitaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat