Nitaj flet për mundësinë e sulmeve të reja nga serbët – nuk besoj se ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë!

Politika

Nitaj flet për mundësinë e sulmeve të reja nga serbët – nuk besoj se ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë!

Nga: M.Haziri Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:25
Muharrem Nitaj

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë e tensionuar kjo për shkak se dialogu nuk po arrinë të sjellë një marrëveshje finale.

Ndërkombëtarët po vazhdojnë thirrjet e tyre për një normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Por thirrjeve të tyre, Serbia sikur nuk po dëshiron të i dëgjoj.

Duke u nisur nga sulmi i fundit terrorist në Banjskë, për ndonjë veprim të radhës nga Serbia nuk e ka përjashtuar as kryeministrti Kurti.

E në lidhje me këtë sipas sekretarit të AKK-së, Muharrem Nitaj për “Bota sot”, ka thënë që Serbia gjithmonë është munduar të mashtroj ndërkombëtarët përmes nacionalizmit.

Mirëpo sipas Nitajt nuk beson që do të ketë trubullira të tjera pasi janë vetëm mashtrime të Vuçiqit.

“Janë pjesë e diskursit të brendshëm sa herë që ka zgjedhje në Serbi. Ata gjithmonë luajnë në kartën e nacionalizmit dhe të Kosovës, sepse kjo fatkeqësisht ende po ju sjell vota. Por nuk besoj se ka gjasa të shkaktojnë turbullira, sepse e kane kuptuar se kjo nuk mund të kalojë. Janë mashtrime ordinere të Vuçiqit”, u shpreh Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat