Paralajmërimi i Sonja Biserkos/ Ngrihet alarmi për sigurinë në Ballkan: Një lojë mjaft e rrezikshme e Kishës Ortodokse serbe!

Politika

Paralajmërimi i Sonja Biserkos/ Ngrihet alarmi për sigurinë në Ballkan: Një lojë mjaft e rrezikshme e Kishës Ortodokse serbe!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 mars 2024 Në ora: 09:53
Sonja Biserko

Ballkani tash e një kohë është në tension për shkak të provokimeve të vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia.

Serbia me deklarata dhe veprime të njëpasnjëshme po dëmton paqen dhe sigurinë e rajonit.

E këtij mendimi është edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po destabilizon Serbinë dhe fqinjët përfshirë Kosovën përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë.

“Madje, mund të konstatohet se bashkësia ndërkombëtare po i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia po i destabilizon me politikën e saj, para së gjithash përmes aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë me mbështetje të madhe financiare”, tha Biserko për Danas.

Megjithatë, sipas saj duke pasur parasysh raportin e Pentagonit që parashikon mundësinë e konfliktit etnik në Ballkan, duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të tij luftarake, siç është ajo kur bëhet fjalë për Kosovën.

Para nxënësve të shkollave fillore nga Kosova, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që e përkrah atë”, foli Biserko.

Mirëpo duke qenë në këtë situatë sa mund të jetë e cenueshme siguria në Kosovë, tani që Manastiri i Deçanit ka fituar të drejtën në pronësi të 24 hektarëve tokë?

Shala: Këtu është një lojë mjaft e rrezikshme

Image
Drizan Shala

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai thotë se Kisha në Serbi gjithmonë ka qenë e rrezikshme dhe ka prodhuar urrejtje ndëretnike.

Sipas tij, nuk ka qenë asnjëherë i fshehtë fakti që Kisha Ortodokse Serbe ka promovuar vazhdimisht fashizëm.

“Kisha Ortodokse Serbe termin zyrtar e ka Kisha Ortodokse Sllave. Nga vetë titulli ne këtu kemi të bëjmë me një qëllim politik, dhe nuk ka qenë asnjëherë i fshehtë fakti që Kisha Ortodokse Serbe ka promovuar vazhdimisht fashizëm, dhe një klero-fashizëm të cilën kleri politik gjithmonë e ka përqafuar. Kisha në Serbi që nga krijimi i shtetit serb është promotori kryesor që prodhon urrejtje ndëretnike. Këtu është një lojë mjaft e rrezikshme, e cila i ka detyruar këta njerëz të kapin armët me mendimin e tyre se nuk ka kush i pengon ata. Dhe kjo nuk ka qenë një befasi e madhe që ata iu drejtuan manastirit”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti thekson që kufiri fetar në mbështetje të kufirit ushtarak po japin indikacion që kufiri politik shtetëror në gadishull mund të marr formën e saj të re nga ndryshimet gjeopolitike dhe strategjike në sferën globale.

“Që nga periudha osmane, serbët i kanë përdorur manastiret për punë të ngjashme. Pra projeksioni dërgon aty që raporti amerikan i kundërzbulimit në Kongres dhe në komitet të Inteligjencës Amerikane është shqetësues për involvimin e një luftë speciale me motive të shtrirjes se kufirit "Fetar" në rajonin e Ballkanit perëndimor. Kufiri Fetar në mbështetje të kufirit ushtarak po japin indikacion që kufiri politik shtetëror në gadishull mund të marr formën e saj të re nga ndryshimet gjeopolitike dhe strategjike në sferën globale”, foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.

Tahiraj: Serbia nuk do lirohet nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe nga oreksi për territoret tona

Ndërsa veprimtari nga Diasporta, Saim Tahiraj në një bashkëbisedim me “Bota sot”,  thotë se paralajmërimi i Biserko nuk është diçka e re pasi Kisha Serbe në vazhdimësi ka pasur rol të rëndësishëm në shtetin serb.

Image
Saim Tahiraj

Paralajmërimi i Sonja Biserko nuk është diçka e re, ky veprim i Serbisë nuk është i pari e as i fundi,  por është në vazhdimësi. Kisha Serbe kishte rol të rëndësishëm në drejtimin e shtetit serb në histori, vazhdimisht. Ajo së bashku me Akademinë Serbe dhe pushtetin e kohës përpiluan shumë elaborate për shfarosjen e popullit shqiptar. Edhe dje, edhe sot, edhe nesër do vazhdojnë kështu sepse kurrë Serbia nuk do lirohet nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe nga oreksi për territoret tona. Ne nuk duhet merremi shumë se çka thotë Biserko apo dikush tjetër, ne duhet të përgatitemi dhe të forcojmë ushtrinë dhe institucionet tjera të sigurisë”, thotë ai.

Në fund, ai nënvizon që duhet sa më parë të ndërpritet kjo veprimtari e aleancës Serbo Ortodokse me siç shprehet “Islamin politik” në Kosovë.

Serbia nuk ndryshon, ndryshon vetëm format e veprimit. Aleanca e Ortodoksisë Sllave me Islamin Turko-Arab po forcohet dhe po rikthehet fuqishëm në fushëbeteja të ndryshme. Shikoje si e kanë katandisur Kosovën tonë të dashur që aq shumë derdhem gjak për lirin dhe shtetin tonë. Islami politik në aleancë me Ortodoksin serbe dhe ruse, po vepron fuqishëm në Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore dhe Mërgatë, qëllim kryesorë ka shkatërrimin e identitetit Kombëtarë dhe zëvendësimin me atë fetarë Islam. Këtu duhet të përqendrohet lufta jonë e shenjtë, mbrojtja e Identitetit Kombëtar. Mu për këtë arsye lindi „ LËVIZJA E DEÇANI“ si  e një revoltë, si e vetmja alternativë për të zgjuar popullin nga kjo agoni dhe për ti dalë përballë të keqes. Sa më parë të ndërpritet kjo veprimtari e aleancës Serbo Ortodokse me Islamin Politik në Kosovë, do shpëtojmë më lehtë, kombi dhe shteti ynë do lulëzoj më shpejt”, përfundon veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat