“Osmani ka dështuar t’i ruaj raportet me SHBA-në”, Haradinajt i vjen kundërpërgjigjja: Qytetarët nuk harrojnë lehtë keqqeverisjet e kaluara

Politika

“Osmani ka dështuar t’i ruaj raportet me SHBA-në”, Haradinajt i vjen kundërpërgjigjja: Qytetarët nuk harrojnë lehtë keqqeverisjet e kaluara

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 mars 2024 Në ora: 19:30
Vjosa Osmani dhe Joe Biden

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po i “ndahet” Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

Ai ka kritikuar ashpër presidenten e Kosova, Vjosa Osmani duke thënë se ajo ka dështuar të ruajë marrëdhëniet me Amerikën.

“Nuk besoj që Vjosa Osmani i ka ruajtur marrëdhëniet me Amerikën, ka dështuar ti ruaj këto marrëdhënie, ajo i kishte ruajtur këto marrëdhënie sikur letrën e këtillë ajo të ia kishte dërguar Bidenit, pas komunikimit që ka pasur me presidentin Biden”, tha ai.

Ahmeti: Sulmet e zoti Haradinaj më shumë janë të natyrës politike, por aspak racionale

Analisti Hidajet Ahmeti, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se Haraidnaj me këto deklarime po mundohet të krijojë opinion mbi Kurtin e Osmanin, duke përgatitur terren për zgjedhjet e ardhshme.

Image
Analisti Hidajet Ahmeti

“Sulmet e zotit Haradinaj më shumë janë të natyrës politike, por aspak racionale. Përmes retorikës politike po mundohet të krijoj opinion mbi Kurtin dhe Osmanin, duke përgatitur terrenin për zgjedhjet e ardhshme. Pa dyshim se vëzhguesit më të mirë janë qytetarët, të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të japin gjykimin përmes votës së tyre”, thekson ai.

Sipas tij, gjykatësit më të mirë janë qytetarët të cilët nuk harrojnë keqqeverisjet e dhe skandalet enorme të tyre.

“Qytetarët nuk harrojnë lehtë keqqeverisjet e kaluara dhe skandalet enorme në të gjitha mekanizmat e shtetit. Konsideroj se nuk ka asgjë ideale, por kritikat nuk duhet të jenë euforike, por racionale dhe mbi bazën e faktimit. Për të kritikuar diku përveç fakteve racionale, duhet me pas edhe kredibilitet moral e intelektual. Nganjëherë këto kritika të pa-arsyeshme e zhvendosin qytetarin në retrospektivë, të cilat kanë efektin e të kthyerit bumerang, pasi gjykatësit më të mirë janë qytetarët”, deklaron ai.

Mehmeti: Ramushi nuk merr vesh nga diplomacia e imagjino me kritiku Vjosën, e tmerrshme

Edhe analisti Faton Mehmeti kritikon ashpër Haradinajn për deklarata e tij.

Ai thotë se Haradinaj kritikon Osmain kur vet Escobar ka thënë se ajo është ura lidhëse e raportove SHBA-Kosovë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, vet Haradinaj po e di se partia e tij po shkon drejt shuarjes andaj imagjinon gjëra të paqena.

“Me të fol Ramushi për diplomaci është njësoj si me fol i shurdhëri për muzikë. Faktikisht, Ramushi nuk merr vesh nga diplomacia e imagjino me kritiku Vjosën, e tmerrshme. Sinqerisht nuk ia vlen as me u marr me deklarata të sojit të Ramushit, njeri i dështuar në politikë, nuk merr erë nga diplomacia.

Vjosa është pasardhëse e Rugovës në diplomaci, ura lidhëse e raporteve SHBA-Kosovë e thënë nga vet z.Escobar. Ramushi jep prononcime të tilla se s’ka ku të kritikojë qeverinë as Vjosën? E di se partia e tij drejt shuarjes po shkon, ndaj s’di çfarë të thotë dhe imagjinon gjëra të paqena sa për të thënë diçka.

Më vjen keq si një luftëtar i zoti dështoi kaq keq në politikë, për diplomaci nuk ia vlen as me fol”, përmbyll ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se Haradinaj më herët kishte thënë për Qeverinë se është ndër Qeveritë më të korruptuara në historinë e Kosovës.

Kurti veç është në fundin e mandatit të vet, është çështje e dakordimeve sesi do të rrjedh procesi, do të mbahet mend për një qeveri që nuk i ka sjellë suksese Kosovës por që ka bërë kthim mbrapa në shumë çështje serioze. Është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova. Asnjëherë në histori të Kosovës nuk ka pasur qeveri që ka pasur kontrata kaq të shumta njëburimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat