“Rusia synon bazën atomike kundër Evropës në Tivar”, Bytyçi zbulon planin e përbashkët të Serbisë kundër Kosovës

Politika

“Rusia synon bazën atomike kundër Evropës në Tivar”, Bytyçi zbulon planin e përbashkët të Serbisë kundër Kosovës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:10
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka folur për kërcënimet e Serbisë e cila në vazhdimësi është duke i bërë në drejtim të Kosovës.

Bytyçi tregon se Serbia e provokon Kosovën vazhdimisht prej vitit 2004, kur vrau dy fëmijë shqiptarë, duke i mbytur në lumin e Ibrit dhe shkaktoi ato trazirat që dihen.

Sipas tij, Serbia e ka provokuar Kosovën me luftë e me ushtri edhe ditën që ajo shpalli pavarësinë e saj.

“Pastaj dihen përleshjet me KFOR-in në vitin 2012 e në vazhdim. Ajo ka shkaktuar edhe viktima në provokacionet e saj kundër Kosovës. Eshtë vrarë Enver Zymberi dhe një ushtar i KFOR-it. Janë plagosur sa e sa ushtarë të tjerë të KFOR-it në shumë tentative e provokime të Serbisë. Në majin e vitit të kaluar u plagosën dhe lënduan dhjetra ushtarë të NATO-s nga ekstremistët paramiltarë serbë”, thotë profesori i cili shton se më 24 shtator të vitit të kaluar u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Pra, sipas tij, Serbia është në zanatin e vet.

Image
Enver Bytyçi

“Është në të njëjtën vijë e linjë siç ishte Millosheviçi. Vetëm se në kushte të reja, kur Rezoluta 1244 ia ka ndaluar njëherë e përgjithmonë Serbisë të kthehet me ushtri e polici në Kosovë. Kur Kosova është e pavarur dhe ka shtetin me institucionet e saj. Dhe në këto kushte ka edhe ushtrinë e saj. Pra, Kosova nuk është më as nën okupim të Serbisë, siç ishte për gati një shekull, as protektorat e OKB-së, siç ishte në vitet 1999-2008. Të qenit shtet e bën Kosovën të aftë të vetëmbrohet, të kundërpërgjigjet, të zhvillojë betejën e luftës, nëse ajo i imponohet dhe ta fitojë këtë luftë”, potencon Bytyçi.

Sipas tij, këto i di Serbia dhe i di Aleksandër Vuçiqi.

“Megjithatë vazhdojnë të sjellin ushtrinë në kufi me Kosovën. Provokojnë vazhdimisht e nuk kanë të ndalur. Kështu që ushtria dhe policia serbe, xhandarmëria e saj, madje edhe forcat special që tani duan t’i rrisin në 5000 trupa, do të vazhdojnë të provokojnë në kufi me Kosovën. Kjo situatë do të vazhdojë së paku deri në njohjen përfundimtare të shtetit të Kosovës dhe pranimi i saj në OKB”, thekson ai.

Profesori shprehet se, sa herë Kosova arrin ndonjë sukses, aq herë presidenti e presidentët e tjerë që vijnë pas Vuçiq do të zhvillojnë provokacione si këto.

“Nuk besoj se Serbia ndalet me provokime edhe pasi Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Është natyra luftënxitëse dhe ultrashoviniste e vetë shtetit serb. Disa thonë se kjo natyrë është e popullit serb. Unë mendoj se çdo popull bëhet viktimë e të tilla politikave. Është shteti, qeveria, presidenti, kisha, akademia serbe në skalionin ultrashovinist e natyrisht që edhe populli do të shkojë pas tyre. Shembuj të tillë ka plot. Ndërkohë bota demokratike ledhaton këto institucione të Serbisë, të cilat mbjellin çdo ditë urrejtje dhe konflikt me Kosovën e në të gjithë rajonin. Ky është paradoksi i situatës. Nuk është surprizë ajo që bën Serbia kundër Kosovës. Surprizë është qëndrimi i ndërkombëtarëve”, thotë tutje ai.

Profesori pyet se a e rrezikon Serbia Kosovën?

“Gjithmonë ka qenë dhe është ajo kërcënim për shtetin e Kosovës e tërësinë territorial të tij. Pa dyshim që kjo përbën një shqetësim serioz. Megjithatë unë besoj se Serbia më shumë është kërcënim për Europën sesa për Kosovën. Serbia ka plane të përbashkëta me Moskën dhe Kremlinin për të zgjeruar territoret e saj e për të garantuar një dalje në Adriatik. Dhe nesër, nëse NATO ndërton një bazë ushtarake në Kuçovë, karaborun, (se Sazanin ia dhanë Kushnerit), apo në Bonstill të Kosovës, Rusia synon ta ketë një bazë ushtarake në Tivar të Malit të Zi. Ndoshta bazë atomike kundër Europës”, potencon ai.

Sipas tij, kjo uk është çeshtje e provokimit të Kosovës, por është çeshtje e provokimit dhe kërcënimit të Europës.

“Prandaj bashkëpunojnë Moska dhe Beogradi. Prandaj Serbia nuk shqitet prej ndikimit rus. Sepse ka marrë garanci se me ndihmën e Vladimir Putin do të marrë Kosovën, Malin e Zi dhe së paku gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo është e vërteta. Dhe për këtë shkak shumë diplomatë perendimorë, në vend të dëshmojnë forcë dhe autoritet kundër Serbisë, i frikësohen asaj dhe e lusin, “Aman bëhu me ne, mos rri nën influencën ruse”! Dhe Vuçiq tallet me ta. Nga një anë u thotë “Po, patjetër! Ne jemi paqedashës! Ne jemi pjesë e civilizimit perendimor”! Dhe nga ana tjetër vazhdon ritualin e marrëdhënieve politike, diplomatike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake me Lindjen dhe me Rusinë”, shprehet Bytyçi.

Ai shton se, Vuçiq tall b*thën me shumë përfaqësues të Perëndimit dhe kjo duket veç tjerash edhe me presionin e provokimet që i bën Kosovës.

“Duhet të presim. Por pritjet e mia janë që Beogradi ta provokojë ndonjë konflikt të vogël në Kosovë, sidomos në veriun e saj, Ngjajshëm si ai i Banjskës. Dhe duhet patur kujdes, sepse në rastin e Banjskës ata kanë mësuar. Mund të vetëkorrigjhen dhe të veprojnë në befasi. Kjo është një avantazh për ta. Në fund të fundit gjithkush e di se Banjska ishte vërtetë një dështim për Serbinë dhe Beogradin, por është njëkohësisht edhe një përvojë nga e cila Serbia mëson”, përfundon profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat