Sejdiu: AKR-ja do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve

Politika

Sejdiu: AKR-ja do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 08:00
Korab Sejdiu

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka bërë me dije se ky subjekt politik është duke i shqyrtuar ofertat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! për koalicion parazgjedhor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se elektorati i AKR-së do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Kushdo që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, kushtet e AKR-së për koalicion parazgjedhor janë garancia për zbatimin e programit të saj ekonomik dhe qeverisja me duar të pastra. Nëse këto kushte nuk plotësohen, Sejdiu ka thënë se AKR-ja mund të garojë e vetme në zgjedhje pasi, sipas tij, nuk ia ka frikën pragut zgjedhor.

Pas kryerjes së studimeve filloj të punojë në Gjyqin Suprem të Nju Xhersit, (ShBA). Pas pakë viteve punsohet si avokat në një firmë avokatësh, ku merrej kryesisht me raste të korperatave dhe raste komerciale.

Nga fundi i vitit 2007, Korabi këthehet në Kosovë, dhe aty angazhohet nga ana e kontaktuesit të shoqërisë amerikane USAID, si Këshilltar Ligjor në mbështetje të Kuvendit të Kosovës. Nga këtu, më pas hynë në kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ku nga 19 marsi i vitit 2008, shërben edhe më tutje (2011) si këshilltar ligjorë. Krahas këtyre shërbimeve, Korabi ligjëron lëndën "E drejta e biznesit" dhe lëndën "E drejta Ekonomike Ndërkombëtare" për studime themelore dhe të magjisturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat