16 vite më parë në një atentat të organizuar kanë mbetur të vdekur Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota Sot” dhe Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Rugova. Në këtë atentat po ashtu ka mbetur i plagosur edhe ish deputeti, Gani Geci.
Të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, Prokuroria nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse është duke u hetuar apo ka informacione të reja në këtë rast.
Kohë më parë, Misioni për sundim të ligjit, EULEX kishte bërë të ditur se Agron Sylejmani, ishte personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001, ku mbetën të vdekur ish Gazetari i gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati, ish-truproja i Presidentit Rugova, Besim Dajaku si dhe mbeti i plagosur ish deputeti Gani Geci. Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.
Ky person, ishte vrarë në vitin 2004 nga Policia e Kosovës, në një shkëmbim me armë zjarri me policinë, me ç`rast kishte mbetur i vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)