Liberalizimi i vizave, vazhdon të jetë ende një sfidë për Kosovën. Pothuajse që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, politikanët në Kosovë vazhdimisht kanë premtuar liberalizimin e vizave, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Tashmë dihet, që dy kushtet që duhet të përmbushë Kosova për të marrë liberalizmin janë ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, dhe luftimi i korrupsionit, kushte këto të përsëritura vazhdimisht nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të premtojë heqjen e vizave, pavarësisht se Kosova ende nuk i ka plotësuar këto dy kushte, sidomos ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Por, së fundi çështja e liberalizimit ka përplasur me deklarata kryeministrin Haradinaj me presidentin Thaçi. Përderisa ky i fundit thotë se tash për tash nuk ka shpresë për liberalizim, Haradinaj e thotë të kundërtën, se shumë shpejtë do të ndodhë liberalizimi, madje edhe pa përmbushur kushtin kryesor, ratifikimin e demarkacionit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)