Analistët tregojnë arsyet e rënies drastike të PDK-së

Politika

Analistët tregojnë arsyet e rënies drastike të PDK-së

Nga: A.S. Më: 24 tetor 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Skandalet e njëpasnjëshme të zyrtarëve të PDK-së dhe keqqeverisja e këtij subjekti politik gjatë dhjetë viteve të fundit ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të përjetoi një rënie drastike të votave në zgjedhjet e së dielës, thonë analistët politik në vend.

“PDK është konsumuar gjatë një dekade qeverisjeje në vend. Qeverisja e saj është përcjellë edhe me skandale. Ndryshimi i pretenduar nuk ka ndodhur dhe kjo ka bërë që qytetarët të mos i besojnë më si më parë”, thotë për “Bota sot” analisti Imer Mushkolaj.

Image
Imer Mushkolaj

Kurse, analistja Besa Luzha thotë se rënia e PDK-së në nivel qendror ka ndikuar edhe në rënien e zgjedhjeve lokale.

“Rënia në nivel qendror është përcjellë edhe në nivel lokal. Nëpër shumë komuna subjektet tjera kanë garuar me kandidatë të mirë dhe është vërejtur tendenca për të ndëshkuar qeverisjen e PDK-së. Në Gjilan p.sh përpara ka qenë gara në mes LDK-së e PDK-së, tani LVV është e dyta. Në Ferizaj përkrahja për PDK është ngritë në raport me qeverisjen e LDK. Në Prizren, kandidati i LVV ia ka vështirësuar pozitën e PDK-së në këtë komunë. Në Pejë, PDK s’është fare në garë, as në Gjakovë. Në Podujevë poashtu jo, e në Mitrovicë është shumë afër me AKR”, tha Luzha për “Bota sot”.

Image
Besa Luzha

“Pra, pak ai emocioni i ndëshkimit nga niveli nacional, pak përzgjedhja e kandidatëve dhe kundërshtarët e fortë kanë sjellë këtë rezultat për PDK,në si e dyta me totalin e votave”, shtoi Luzha.

Ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2013, PDK kishte fituar mbi 200 (202498) mijë vota në nivelin e përgjithshëm të komunave. Kurse, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e së dielës ky subjekt politik ka fituar rreth 120 mijë vota. Përkthyer në përqindje që i bie diku rreth 40 qind më pak të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat