Osmani paralajmëron rrëzimin e qeverisë në pranverë

Politika

Osmani paralajmëron rrëzimin e qeverisë në pranverë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 20:48
Deputetja më e votuar femër e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani

Deputetja më e votuar femër e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur e habitur me reagimin e deputetëve nga radhët e VV-së në seancën plenare të javës së kaluar, gjatë kohës kur ajo dhe deputeti nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku po kritikonin PDK-në.

Osmani, ka deklaruar se ishte e panevojshme gjuha që e kishin përdorur deputetët e VV-së kundrejt tyre.

“Për mu është shumë e quditshme, kur Vetëvendosja u mirreshin me ne e nuk u brengosesishn për ato që ne i thonim për PDK-në, gjë që prej mënyrës se si reaguan shiheshin sikurse u dhimbsej ajo çfarë thonim për PDK-në. Pra ishte një gjuhë e panevojshme që deputetët e VV-së e përdoren atë ditë”, ka thënë ajo në emisionin “Rrokum Roll”

Osmani, po ashtu është deklaruar edhe për jetëgjatësinë e Qeverisë “Haradinaj”, për çka tha se pranvera e vitit të ardhshëm do të jetë koha kur më së voni do të dihet fati i sa.

“Me këtë shumicë që e ka kjo qeveri më së voni në pranverë do ta shoh se do të ketë të pamundur për të vazhduar”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo është shprehur se nuk do të tregohet e heshtur karshi gjuhës së VV-së, por do t’iu përgjigjet të gjitha sulmeve dhe propagandave që sipas saj i bënë kjo parti.

“Ne jemi të gatshëm që t’iu përgjigjemi edhe sulmeve dhe propagandave, sepse unë nuk e kam ndërmend të hesht”, ka thënë Osmani.

Kjo deptuete e LDK-së ka komentuar edhe inciativën e VV-së për krijimin e një Komisioni për hetimin e SHIK-ut, gjë për të cilën ajo konsideron se është inciativë e parealizueshme.“Vetëm sa për të ketë zhurmë sepse në realitet nuk mund të hetohet SHIK-u”, ka thënë tutje ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat