“Haradinaj nuk ka fytyrë t`i thotë popullit se demarkacioni është punë e kryer”

Politika

“Haradinaj nuk ka fytyrë t`i thotë popullit se demarkacioni është punë e kryer”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 31 tetor 2017 Në ora: 20:17
Foto arkiv, Ramush Haradinaj takim me banorët Pejës

“Mendoj që kjo është një taktizim për ta përgatitur opinionin se kjo është punë e kryer dhe ka mbaruar dhe kështu duhet ta pranojmë, natyrisht se kryeministri nuk ka fytyrë tu thotë popullit se demarkacioni është punë e kryer dhe është në rregull” ka thënë Jeton Kelemendi për gazetën “Bota sot”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli  gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i ka kushtuar theks të veçantë çështjes se demarkacionit me Malin e zi.

Ai ka thënë se, kjo çështje është e përfunduar, pasi marrëveshja është ratifikuar nga Mali i zi, ndërsa është shprehur se me Malin e Zi Kosova duhet t`i vazhdojë raportet e mira.

 “Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme, marrëdhëniet Kosovës me Malin e Zi që ka një fqinjësi të mirë. Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë.

Sipas tij, Demarkacioni nuk duhet të ndërlidhet me marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Malin e Zi.

Pacolli tha se ajo marrëveshje nuk ka mundësi të rinegociohet ngase kanë kaluar të gjitha procedurat në Mal të Zi.

“Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur, këtë e kam dëgjuar në secilin takim që e kam pasur në Mal të Zi, dhe kjo temë për ta është humbje kohe”, tha Pacolli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat