Veteranët kërkojnë Ministri për zgjidhjen e problemeve të tyre

Politika

Veteranët kërkojnë Ministri për zgjidhjen e problemeve të tyre

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 31 tetor 2017 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Një Ministri e veteranëve si në Kroaci, po konsiderohet si zgjidhje adekuate e problemeve të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë shkaktuar veçanërisht si pasojë e fryrjes së listave. Përfaqësuesit e veteranëve, kanë vlerësuar se para formimit të kësaj ministrie, do të duhej të bëhet një auditim dhe hetim i gjithë procesit të verifikimit të kategorive të dala nga lufta.

Anëtari i Komisionit të verifikimit të veteranëve dhe ish-anëtari i grupit diplomatik të UÇK-së, Agush Buja ka propozuar  themelimin e Ministrisë së Veteranëve, sipas shembullit të Kroacisë, e cila do të ishte zgjidhje afatgjate dhe e dinjitetshme.

Buja ka thënë se shkak i përplasjeve në parlament, gjatë diskutimeve për buxhetin e Kosovës, është në fakt fushata akoma e papërfunduar elektorale.

“Qytetarët e Kosovës por edhe institucionet e saj duhet ta dinë se pa u vëne në vend dinjiteti, nderimi për veteranët e UÇK-së gjithmonë do të ketë diskutime e pakënaqësi! Mendoj se më së miri kjo gjë do të rregullohej përmes një ministrie përkatëse (Ministria e veteranëve) sipas shembullit të Kroacisë, duke mbështetur me këtë rast Kryetarin e Komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së, z. Agim Çeku - ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo është një shans për një qasje profesionale ndaj kësaj çështje të ndjeshme. Lënia e veteranëve pa pagesë për disa muaj, nga qeveria e kaluar, shpalos qëllimin e ish-kryeministrit Mustafa që këtë çështje ta përdorë për përfitime elektorale, e sqaron më së miri krejt këtë problematikë. Ky veprim është për keqardhje dhe është një lojë e paskrupullt me fatin e shumë veteranëve të cilët dikur nuk e kanë kursyer as jetën e gjymtyrët e tyre pë r lirinë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në një opinion ish-anëtari i kryesisë së ish-fondit “Vendlindja Thërret”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat