Vendimi i Grupit Kumanova i montuar, të vihen në lëvizje Qeveritë shqiptare

Politika

Vendimi i Grupit Kumanova i montuar, të vihen në lëvizje Qeveritë shqiptare

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 nëntor 2017 Në ora: 22:45
Salla ku është mbajtur gjykimi i grupit Kumanova

Të enjten Gjykata e Shkupit ka shpallur vendim për të dënuar 26 të akuzuar të Lagjes së Trimave me gjithsej 746 vjet burg. Po ashtu, shtatë  prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm.

Lidhur me këtë çështje, analisti Nijazi Muhamedi  ka komentuar këtë vendim për “Bota sot”, i cili ka thënë se ky gjykim është i montuar edhe se ai beson se duhet që të këtë rigjykim ndërkombëtar. Sipas tij, këtë e ka paralajmëruar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski,  edhe kryeministri Zoran Zaev duhet të mbajë të njëjtin qëndrim.

Image
Nijazi Muhamedi

“S’ka dyshim se ky është një gjykim i montuar dhe me dënime drakonike,të pashembullta bile në rrafsh ndërkombëtar. Unë besoj se pashmangshmërisht do të ketë një rigjykim ndërkombëtar,dhe këtë e paralajmëroi para jo shumë ditësh edhe vetë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, dhe unë poashtu jam i bindur se qeveria e Zaevit s'ka ku shkon pa e mbajtur këtë qëndrim që e paralajmëroi”, ka thënë Muhamedi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet që të vihen në lëvizje të bashkëpunojnë me Maqedoninë lidhur me këtë rast.

“Është fare e domosdoshme që për t'u arritur kjo,instancat përkatëse të qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të vihen në lëvizje dhe bashkëpunim me këto të Maqedonisë për të kopsitur një mbrojtje që do ta bëjë të parrezueshme pafajësinë e të dënuarve”, ka përfunduar Muhamedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat