Duhet të flasim ndaj të keqës

Politika

Duhet të flasim ndaj të keqës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 nëntor 2017 Në ora: 19:32
ilustrim

Kuintesenca e thënies së famshme të Shekspirit në veprën e tij “Hamleti”, “Të rrosh a të mos rrosh”, fatkeqësisht tek ne sot zë vend. Tek Hamleti, sikur edhe tek ne, esenca është të thuash të vërtetën dhe për ta dëshmuar këtë qëndron dilema hamletiane e sotme – “Të flasësh apo të mos flasësh?

Derisa Hamleti ishte i shtyrë të merrte hakun për vdekjen e të atit, qytetarët Kosovës, që në krahasim me veprën e Shekspirit personazhet janë të trilluar nga mendja e tij, këta të fundit janë të vërtetë dhe jo pjell e imagjinatës së ndokujt. Por, cili është korelacioni në mes Hamletit dhe qytetarit të sotëm të Kosovës? Në të dy rastet është shtyrja për të kërkuar drejtësinë nga njerëzit që na udhëheqin, e të cilët janë të verbuar nga lakmia për pushtet. Si për ironi kjo vepër kaq e famshme, por tragjike ka kaq lidhshmëri me ne sot, pasi edhe fati ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë tragjik dhe, me të drejtë çdo qytetar i Kosovës pyet veten “Të rrosh apo te mos rrosh”?

Një pjesë e vogël e qytetarëve, që janë politikanët jetojnë mbi kurrizin e popullit të varfër, që vuajnë për një kafshatë bukë qofte ajo edhe bajate. Klaudi tek Hamletit që është sinonim i korrupsionit dhe etjes për pushtet, figura e tij ngërthen në vete veset e pushtetarëve tanë të sotëm, të cilët nuk duhet të harrojnë se në e dimë se ata “vranë dhe ende po vrasin” jo një Hamlet, por shumë të tillë pasi i gjithë populli është “ Hamletian ”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat