Avokati i njohur: Ja pse rasti i Kumanovës është krejt politik, kjo është shpresa e vetme për shqiptarët

Politika

Avokati i njohur: Ja pse rasti i Kumanovës është krejt politik, kjo është shpresa e vetme për shqiptarët

Nga: Bota Sot Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 10:19
Policia maqedonase

Kurse, avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi shprehet kritik me institucionet gjyqësore në Maqedoni lidhur me rastin e dënimit të Grupit të Kumanovës.

Ai ka thënë në një prononcim për gazetën “Bota sot” se drejtësia ka dështuar me këtë rast.

Image
Tomë Gashi

“Në këtë rast kanë dështuar të gjitha mekanizmat e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë, atje thjeshtë kjo çështje është gjykuar me epilog të paracaktuar dhe është ditur përafërsisht që mund të ndodhë kështu, siç ka ndodhur”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se ky rast është krejt politik.

“Rasti është krejtësisht i natyrës politike për aq sa unë di për këtë rast, jo që nuk ka ndodhur asgjë në ''luftën' dyditore të Kumanovës, por për shkak se janë gjykuar vetëm shqiptarët dhe askush nga pala maqedonase, po ndoshta ka pas tejkalim të autorizimeve, ndoshta dikush është vrarë nga shqiptarët krejtësisht i pafajshëm dhe lindin shumë dilema në këtë rast. Për këtë arsye, është dashur të kërkohet ndihma ndërkombëtare dhe monitorimi ndërkombëtar i këtij rasti penal”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se e vetmja shpresë mbetet një trysni nga ndërkombëtarët në mënyrë që rasti mos të mbyllet, ashtu siç është gjykuar pardje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat