Si u diskriminuan ushtarët e FARK-ut në listat e veteranëve

Politika

Si u diskriminuan ushtarët e FARK-ut në listat e veteranëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 nëntor 2017 Në ora: 17:52
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)

Një numër i madh i ish pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), nuk janë përfshirë në listat e veteranëve gjatë procesit të verifikimit të kategorive të dala nga lufta. Këtë shqetësim e ka ngritur për gazetën “Bota sot”, Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka folur lidhur me fryrjen e listave të kategorive të dala nga lufta.

Gaxherri ka thënë se mos përfshirja e veteranëve të FARK-ut, ka të bëj me faktin se kjo kategori nuk kanë pasur përfaqësues të tyre në komisionin për verifikim.

Gaxherri thotë se u përjashtuan pjesëtarët e FARK-ut

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Besa Gaxherri ka thënë për “Bota sot” se nuk mund t’i iket realitetit se listat e veteraneve janë të stërfryra, ndërsa 90% e veteranëve ose e ushtarëve të cilët kanë qenë në pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës se Kosovës (FARK-ut) nuk janë të përfshirë hiq në listat e veteranëve.

Image
Besa Gaxherri

“Mos përfshirja e tyre ka të bëjë direkt më atë se ne nuk kemi pas përfaqësim në komision, ekskluzivisht e kanë bëre ata komandantë që sot hedhin akuza. Kryetari i kuvendit le të reagojë si të dojë sepse realiteti flet çdo ditë sepse e dimë se sa janë fryrë listat dhe tashmë as ata vetë nuk e dinë me se kush ka hy në lista. Ne më të drejtë ngulim këmbë për të thënë se përveç që po behet shkelje ligjore që po ndajnë mjete për njerëzit që nuk kanë kontribu po i fyejnë ata të cilët vërtetë kanë kontribu për vendin dhe kanë dhënë shumë për Kosovën. Thjesht na jep më kuptuar se këta njerëz janë të kësaj fryme dhe se ata që kanë jep shumë e që janë për merita këta dëshirojnë ti degradojnë”, ka thënë ajo.

Sipas Gaxherrit, shumë njerëz nuk kanë aplikuar farë për certifikatën e veteranit, për shkak se janë ndier te fyer.

“Ka shumë njerëz që s’kanë aplikuar fare për certifikatën e veteranit sepse tu e dit se kush vendos për ta edhe tu e ndier vetën të fyer nuk kanë aplikuar fare sepse unë vetë s’jam përfshirë fare sepse ka pasur qëllime të caktuara, dhe askush nuk mund të drejtoj gishtin kah LDK-ja sepse në gjatë luftës dhe edhe pas luftës të gjithë e dimë se si është trajtuar krahu i jonë”, ka deklaruar Gaxherri.

Haziri kërkon një marrëveshje tjetër të Oslos

Ndërsa në lidhje më këtë Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thenë për “Bota sot” se një numër i konsiderueshëm i tyre nuk është përfshirë dhe kjo padrejtësi karshi luftetarve të lirisë është një dënim i dyfishtë ndaj kësaj kategorie.

Image
Lutfi Haziri

“Janë atribuuar dhe i janë dhenë statusi i veteranit të luftës njerëzve që nuk kanë jetuar fare në Kosovë, por besoj shumë që një zbatim i domosdoshëm duhet më ndodh më lista, defintivisht nuk duhet të lejojmë që veterane te luftës me qenë ata që s’kanë qenë pjesë e organizimit e as pjesëmarrës  në luftë e as pjesëmarrës në strukturat e UÇK-së qofshin ato të ndërtuara më herët në Ministrinë mbrojtjes apo nga vetë shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Duke i besuar edhe marrëveshjes të Oslos e cila ka ndihmu në eliminim e dallimeve në luftë në shkrirjen e uniformave në një strukturë në një emblemë dhe në një komandë dhe besoj shumë se ne këtë logjikë” ka thënë Lutfi Haziri.

Sipas tij, një marrëveshje tjetër e OSLO-s duhet të ndodh në Kosovë,ku  komandantët e zonave të ulen dhe të vendosin numrin e saktë të pjesëtarëve të luftës çlirimtare e që në Kosovë nuk kane qenë më shumë se 12 mijë persona të përfshirë në përgatitjen, organizmin dhe kryengritjen e që ka ndodh karshi një agresioni të egër sepse ne në atë kohë kemi qenë në okupim dhe ne s’kemi bërë asgjë tjetër përveç që jemi mbrojt.

Veteranët për vota

Kurse, Ajet Avdyli anëtar i Lidhjes Demokratike në Zvicër dhe njohës i çështjeve politike ka thënë se ka shumë kohë që kjo temë trajtohet në institucionet më të larta të shtetit të Kosovës.

“Mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë, duke e ditur se Komisioni për veteranët që kryesohej nga Agim Çeku nuk e kishte bërë punën e vetë si duhet, meqë një pjesë e atyre që nuk kanë qenë fare në vijat e luftës, por që kanë qenë në Bllacë në Maqedoni, por edhe që kanë qenë e kanë jetu në Hotel Rogner në Tiranë tani gjendet në listat e veteranëve, me çka këtë listë e kanë bërë të fryrë aq tepër sa që 60 mijë veteranë që asnjëherë nuk i ka pasur Kosova, sot janë vënë në lista, kryesisht për ambicie politike, duke besua se këta do të jenë votuesit e tyre, por në anën tjetër e rendojnë Buxhetin e Kosovës, kur dihet se shuma e ndarë për këtë kategori i tejkalon limitin, e që për Buxhetin e Kosovës kjo shumë është e papërballueshme” ka thenë Avdyli.

Image
Ajet Avdyli

Sipas tij, është tepër e çuditshme kur i gjithë spektri politik ka deklaruar se ky numër është i fryrë, edhe nuk ka të bëjë assesi me gjendjen faktike, por që situata akoma nuk është e qartë.

“Çështja tjetër shumë e ndërlikuar, që ka të bëjë me këtë çështja është mos përfshirja e ushtarëve të FAR-kut në këto lista të cilët edhe pse e meritojnë, por edhe ka fakte edhe argumente që të gjithë kanë qenë në frontin e luftës nuk janë të përfshirë në këto lista. Por për fatin e tyre të keq në këto lista janë të përfshirë dreqi e i biri, pikërisht ata që nuk e meritojnë e nuk kanë qenë as edhe një minutë të vetëm në luftë. Kjo dukuri e shëmtuar e cila do të shkaktoj pakënaqësi të mëdha por do të ketë edhe polarizimie në shoqërinë tonë, duket sikur nuk po merr rrugëzgjidhje, duke e ditur se të gjitha institucionet e shtetit janë të kapura, por edhe komisioni i cili udhëhiqej nga Agim Çeku, dihet se është pjesë e Klanit Pronto, e dihet se askush nuk ka prit më shumë nga ky komision i cili ka punuar kryesisht që të favorizoj e të i fus njerëzit në këto liste, me qëllimin e vetëm që të njëjtit nesër të jenë vasalët e votuesit e tyre të ardhshëm” ka thënë Ajet Avdyli anëtar i Lidhje Demokratike në Zvicër dhe njohës i çështjeve politike.

FARK-u ishte ushtria e vërtetë

Kurse, sipas analistit politik Skender Zogaj FARK-u është pjesa elitare e luftës çlirimtare të Kosovës, është ushtria institucionale dhe e mirëfilltë, me një strukturim konciz profesional, që nga pjesëtari më i thjeshtë e deri të Ministri dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

“FARK-u është krijuar sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke hy në jetën institucionale botërisht, me regjistrime dhe vendime institucionalë, me seli dhe infrastrukturën e duhur administrative dhe ushtarake, me përcaktim detyrash konkrete dhe marrjen e përgjegjësive me deklarim juridik të nënshkruar nga çdo pjesëtar i FARK-ut. Kjo është e vërteta që e dinë të gjithë, dhe që nuk ka njeriu, sado i varfër nga mendja që të jetë që, nuk e kupton se, FARK-u ishte ushtria e vërtetë. Mirëpo, siç dihet, në kushtet e luftës, ndodh gjithmonë dhe gjithkund në rastin e luftërave, edhe mobilizimi alternativ, pra, veprimtaria luftarake ilegale, që është reagim spontan i popullatës që merr masa për vetëmbrojtje”, ka thënë Zogaj.

Image
Skender Zogaj

 

Sipas tij, kjo ka qenë gjëja më e mirë e mundshme e popullit liridashës të Kosovës, mirëpo, qëllimi i mirë gjithë popullor, është keqpërdorur nga profiterët e luftës, që gjithashtu, gjithmonë e gjithkund në botë shfaqen dhe janë e zeza e vendit dhe e popullit të vet.

“Kjo ka ndodhur edhe në luftën çlirimtare të Kosovës, ku krahu ilegal, ka shfrytëzuar rastin dhe çastet me fatkeqe te vendit, për te përvetësuar luftën, e pas saj për të përvetësuar edhe paqen, nëpërmjet të kapitalizmit të resursit me karakteristik të vendit - ushtrinë, që është krye vlera e lirisë dhe e pavarësisë së popullit.. UÇK-ja ilegalitet në rastin e Kosovës e ka përvetësuar luftën dhe që 18 vjet po e mbanë peng edhe ushtrinë, duke mos i lejuar që ushtrinë ta përbëjnë ushtarët e vërtetë, kuadrot elitare, profesionistet madhor, siç janë pjesa më e madhe e pjesëtareve të FARK-ut, të cilët nuk janë konsideruar të dëshirueshëm për FSK-në” ka thënë Zogaj.

Zogaj: Pjesëtarët e FARK-ut nuk janë ata që shtrëngojnë nofulla

Sipas tij, e njëjta gjë është edhe me veteranët e FARK-ut, të cilët po përpiqen që të mohohen, nga matrapazët dhe të inkriminuarit, të cilët po tregtojnë me statusin e veteranit, duke e ua dhënë familjarëve dhe farefisit, duke ua shitur njerëzve që nuk kanë lidhje me luftë, e për më tepër edhe njerëzve të dyshimtë, që supozohet se kanë bërë krime gjatë luftës, duke qenë edhe bashkëpunëtor të armikut.

“Shoqata e Veteranëve të Luftës është shoqata e turpit, ajo që i ka sakatuar interesat e veteranëve të vërtetë, duke ua marrë bukën e gojës, kështu që, në këtë situatë, pjesëtarët e FARK-ut nuk janë ata që shtrëngojnë nofullat. Përkundrazi: Rrinë dhe shkojnë seri, sepse, nuk ka birë nëne që, pjesëtarëve të FARK-ut mundet me ua mohu faktin se, nëse ka pas diçka të lavdishme në përballje me forcat e ushtrisë serbe, ato i ka realizuar FARK-u, me heronjtë e saj, në betejat e lavdishme, si: Beteja e Koshares, Beteja e Loxhes, Beteja e Pashtrikut etj. që janë vlerat të cilat shkojnë e lidhen me qëndresën e familjes legjendare të Adem Jasharit. FARK-u është vlerë, pos tjerash edhe sepse nuk ka asgjë të përbashkët me pjesën e strukturave ilegale që kanë bërë krime gjatë luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat