Haradinaj pa rrugëdalje për Demarkacionin, nuk e “shpëton” as arbitrazhi

Politika

Haradinaj pa rrugëdalje për Demarkacionin, nuk e “shpëton” as arbitrazhi

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 nëntor 2017 Në ora: 19:18
Pika kufitare Kosovë-Mal i Zi

Qeveria Haradinaj nuk mund ta dërgoj demarkacionin në Gjykatën e Arbitrazhit pa një pajtim paraprak me Qeverinë e Malit të Zi. Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk duhet pranuar as vendimi i arbitrazhit, nëse pranohet versioni aktual i demarkacionit, pasi që sipas tyre Kosova humb territor. Nga ana tjetër, përfaqësues të LDK-së dhe analistë politik thonë se ideja e Haradinajt për arbitrazhin është një tentim i radhës për zgjatjen e mandatit të qeverisë.

Marrëveshja për demarkacionin nuk mund të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit, nëse për këtë nuk pajtohet edhe Qeveria e Malit të Zi.

Kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase sipas tij, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për të miratuar versionin aktual të kësaj marrëveshje që edhe ai vet e kundërshton.

Nga ana tjetër, Qeveria e Malit të Zi e konsideron si çështje të përfunduar marrëveshjen e demarkacionit, e cila u nënshkrua në Vjenë nga ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, në gusht të vitit 2015.

Specializanti i fushës së arbitrazhit në Universitetin e Georgetown në SHBA, Visar Ramaj thotë se karakteristikë kryesor e arbitrazhit është pajtimi i të dyja palëve.

“Arbitrazhi paraqet metodë alternative të zgjidhjes se kontesteve, e cila si karakteristike kryesore e ka pajtimin e palëve që vendimi i arbitrazhit për kontestin e tyre të jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët”, thotë Ramaj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat