Të pathënat e grupit Kumanova dhe përgjegjësia e politikës për dënimet marramendëse

Politika

Të pathënat e grupit Kumanova dhe përgjegjësia e politikës për dënimet marramendëse

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Gjykimi i grupit Kumanova

“Kush e solli grupin dhe pse? Cili ishte motivi? Vet grupi nuk e ka precizuar këtë çështje në detaje. Unë mendoj se pa pasur një përgjigje konkrete për këto paqartësi nuk mund të komentohen dënimet drakonike, me të cilat u ngarkua i aq Grupi i Kumanovës, për faktin se personat që është dashur të japin kontributin kryesor në këtë proces nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore”, ka thënë Xhenis Sulimani.

Dënimet e larta të grupit të Kumanovës kanë zgjuar reagime të shumta jo vetëm tek opinioni publik si por edhe nga profile të ndryshme politike si dhe organizata joqeveritare.

Duke folur rreth rasteve të dënimeve në proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni, dhe rreth asaj se a kanë ndonjë prapavijë etnike këto dënime siç ishte ai i rastit të grupit të Kumanovës, njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili ka thënë për “ Bota sot” se dënimet e larta të grupit të Kumanovës kanë has në reagime të shumta të partive politike shqiptare, të opinionit publik si dhe nga shume analist politik dhe organizata joqeveritare.

Sipas tij, reagimet kanë të bëjnë me faktin që grupi i Kumanovës kanë qenë vetëm pjesë ekzekutive e ngjarjes, ndërsa në anën tjetër nuk dihen se kush janë organizatorët, stimuluesit apo hartuesit e kësaj ngjarje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat