"Thaçi është përgjegjësi kryesor që jemi më të izoluarit në Evropë"

Politika

"Thaçi është përgjegjësi kryesor që jemi më të izoluarit në Evropë"

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 nëntor 2017 Në ora: 18:31
Hashim Thaçi

Duke folur rreth asaj se kush duhet të jep përgjigje për mbyllje të qytetarëve të Kosovës brenda kufijve të shtetit të saj, dhe ti lë ata pa liberalizim të vizave, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se përgjegjës kryesorë për këtë është klasa politike, respektivisht Hashim Thaçi i cili me banditët e vet e instaluan korrupsionin dhe zhvatjen e shtetit. Sipas tij, pikërisht përmes korrupsionit Kosova u degradua dhe bota u alarmua, duke dhënë madje edhe kushte për liberalizimin e vizave.

Image
Faton Mehmeti

“Dhe jo vetëm këtë por gjithashtu edhe demarkacioni u nënshtrua nga Thaçi i cili e vonojë procesin e liberalizimit të vizave. Dhe me këtë fatkeqësisht Kosova stagnoj, dhe Thaçi u bë president . Pra pa largimin e Thaçit dhe " Klanit Pronto", Kosova dhe qytetarët e saj kurrë nuk do të shohin ditë të bardha. Sepse Thaçi është përgjegjësi kryesor që jemi më të izoluarit në Evropë, më të varfrit mjerisht dhe më të pashkolluarit”, është shprehur për "Bota sot" analisti politik Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat