Projekti i PDK-së për rrëzimin e qeverisë!

Politika

Projekti i PDK-së për rrëzimin e qeverisë!

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Deklarata e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Haliti se opozita mund ta rrëzojë qeverinë Haradinaj nëse ajo arrin të sigurojë 61 vota në kuvend, tregon planin e PDK-së për rrëzimin e ekzekutivit. Së paku kështu mendoni analisti Ali Hertica.

“Deklarimi i nënkryetarit Haliti është një deklarim për planin që do ta ketë PDK-ja që do mundohet dhe nuk përjashtohet kjo mundësi e rrëzimit të qeverisë”, thotë për “Bota sot” Hertica.

Image
Ali Hertica

Ai thotë se PDK e ka fuqinë për të degraduar Haradinajn.

“PDK-ja është një subjekt politik që në egon e tyre e kanë sundimin dhe mbajtjen e pushtetit, sepse kjo ka treguar edhe vitet e mëhershëm se ka forcë dhe strategji politike për ta degraduar dhe rezervuar çdo subjekt politik dhe lider i cili nuk i shkon për shtati dhe kjo do te ndodh edhe me qeverinë Haradinaj”, tha ai.

Sipas tij, kjo qeveri do të ketë mandatin më të shkurtë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

“Qeveria që tanishme Haradinaj është një nder qeveritë me e dobëta në historikun e demokracisë së Kosovës dhe një kabinet për plotësimin e dëshirave  për militantet e subjekteve politike e cila ka  prodhuar vende pune  duke mos  shikuar vlerat e ministrave dhe zëvendësministrave që nga kjo  ngarkesë do të  zhyt shtetin në kaos të rend politik dhe ekonomik”, shtoi Hertica.

Image
Naim Miftari

Haradinaj mund të rrëzohet nga Thaçi

Nga ana tjetër, ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se kjo qeveri mund të rrëzohet edhe nga presidenti Thaçi.

“Haliti e ka thanë një fjali të ditur posa t’i kanë 61 vota opozita do ta rrëzoj qeverinë. Kjo çështje është krejt normale, por unë mendoj se qeveria Haradinaj e sidomos vet Ramush Haradinaj do të rrëzohet nga vet PDK-ja pasi kumbari i kësaj qeverie jo natyrale me SHIK-un dhe me Listën Serbe, janë vet Aleksander Vuçiqi dhe Hashim Thaçi”, tha Miftari për “Bota sot”.

Ai tha se Qeveria Haradinaj po ndihmon në mbijetimin e PDK-së.

“Gjatë qeverisjeve jo të mira që i kishte bërë qeveria “Thaçi 1” dhe “Thaçi 2” ku zbatimi i ligjit dhe mirë qeverisja kishte ra në pikën kritike, roli i Ramush Haradinajt në këtë qeveri është vetëm mbijetimi i PDK-së, mbijetimi i Thaçit gjersa nuk e gjejnë një partner më të fuqishëm politik, e cila do ishte VV dhe LDK parti të cilën nuk besoj se do han karremin nga Thaçit për bashkëqeverisje”.

Ndryshe, Haliti sot në një prononcim për media ka thënë se në lojërat politike mund të ndodhë gjithçka, dhe nuk e përjashton as mundësinë që vendi të ketë përsëri zgjedhje të reja parlamentare.

“Në lojërat politike gjithçka është e mundur, nuk mund të thuhet që është e pamundur, pra është aftësi e qeverisë që të punoj fortë, të punojë për interesat e vendit dhe të gjej formula bindëse që të vazhdojë punën, tjerat çështje të rrëzimit ose jo të qeverisë janë punë votash e grupacionesh”, ka potencuar Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat