“Limaj dhe Krasniqi shumë shpejt dalin nga koalicioni dhe loja e ndytë e Thaçit”

Politika

“Limaj dhe Krasniqi shumë shpejt dalin nga koalicioni dhe loja e ndytë e Thaçit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 gusht 2018 Në ora: 19:20
Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi

Përderisa NISMA dhe AAK kanë dalë kundër Thaçit dhe idesë për korrigjimin kufirit, PDK-ja nga ana tjetër ka kërkuar mbështetje për Hashim Thaçin..

Lidhur me këtë, analisti politik Haki Abazi, ka thënë për “Bota sot” se çështja e korrigjimit të kufijve është një ndër enigmat më të mëdha që ekzistojnë, pasi propaganda e SHIK-ut e ka dërguar Ramush Hardinajn dhe Fatmir Limajn në Hagë.

Sipas tij, gjatë gjithë kohës drejtësia e kontrolluar nga Thaçi dhe nëntoka e tij kanë ndërhyrë kundër Haradinajt dhe Limajt.

Image
Haki Abazi

“Njerëz të AAK-së dhe NISMES përfshirë edhe Jakup Krasniqin janë njollosur me akuza të turpshme ku është tentuar që të njolloset edhe vepra e tyre në UÇK. Por lind pyetja cila është arsyeja që këta njerëz rrinë bashkë dhe me çka Thaçi është duke kushtëzuar këtë koalicion të varur nga Lista Srpska dhe sigurisht që me shantazh, kërcënime dhe me joshje ndaj pushteti. Unë jam i bindur që së paku Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nuk kanë me lujtë këtë lojë të ndytë të Thaçit dhe kanë me dalë nga koalicioni së shpejti. Nuk mund të ketë arsyetim pse NISMA është aty dhe po duket krejt e natyrshme që NISMA të bashkohet me LDK-në dhe LVV për një koalicion për shpëtimin Kosovës. Të dy edhe Limaj dhe Krasniqi kanë qenë pjesë e UÇK-së në kohë të vështira dhe nëse atëherë kanë qenë në gjendje të bëjnë ballë, atëherë sot është shumë më lehtë”, ka thënë analisti politik Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat