Vetëm 58 deputetë janë të pranishëm në sancën që është thirrur nga opozita.
Ketë senacë po e mbështet edhe partneri i tretë i koalicionit, Nisma Socialdemokrate.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se gjithçka është gati për miratimin e rezolutës, thjeshtë kanë nevojë edhe një herë të bisedojnë.
“Ne kemi bërë të gjithë hapat e nevojshëm për seancën, kemi deklarime edhe të Nismës se do e mbështesin rezoluten e propozuar nga opozita” ka thënë ai.
Rugova ka komentuar edhe mundësinë për protesta.
“Ndërsa vendimin për protesta të mundshme e merr vetëm kryetari dhe kryesia e LDK-së”, ka përfunduar Rugova për gazetën “Bota sot”.