Tahiri tregon nga kush varet liberalizimi i vizave dhe çka ndodhë nëse nuk bëhet

Politika

Tahiri tregon nga kush varet liberalizimi i vizave dhe çka ndodhë nëse nuk bëhet

Nga: G.B Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:40
Foto ilustruese

Izolimi për qytetarët e Republikës së Kosova po vazhdon dhe pavarësisht deklaratave të krerëve të shtetit se liberalizimi i vizave do ët bëhet brenda këtij viti, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kështu ka deklaruar ministrja për integrime, Dhurata Hoxha.

Image
Ramush Tahiri

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se BE nuk ka politikë unike për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nuk varet nga përmbushja e kushteve por nga politika e tyre dhe do të jetë e dëmshme për politikën e zgjerimit të BE-së që të mos liberalizojë vizat për Kosovën.

“BE nuk ka politikë unike për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo nuk ndërlidhet me faktin a i ka plotësuar Kosova të gjitha kushtet e parapara por është e varur nga vet politikat e shteteve individuale dhe nga fakti se pesë prej 27 vendeve të BE nuk e kanë njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Është e dëmshme për vetë politikat e zgjerimit të BE mos liberalizimi i vizave për kosovarët në kohën që kjo u mundësohet edhe Ukrainës edhe Gjeorgjisë që nuk kanë kontroll efektiv të territorit. Gjithashtu Kosova nga viti 1999 kishte misionet me të fuqishme ndërkombëtare e evropiane që do të duheshin të krijonin kushtet që Kosova e para nga vendet e rajonit të kishte lëvizjen e lirë të qytetarëve në Evropë”, është shprehur Tahiri.

Sipas tij, nëse do të jetë zhgënjim i madh dhe humbje e vizionit për Evropën e bashkuar, nëse këtë vit nuk liberalizohen vizat, derisa shton se shteti i Kosovës duhet të gjejë alternativë që të mos i lë qytetarët e saj të izoluar.

“Nëse nuk liberalizohen vizat këtë vit ky do të ishte një zhgënjim i madh dhe mandej një humbje e vizionit për Evropën e bashkuar të qytetarëve, kombeve e shteteve të lira. Dhe qytetarët por edhe vet shteti i Kosovës duhet të gjejë alternativa që nuk do t’i linte të vetmit të izoluar në Evropë”, ka deklaruar politologu Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat