Korrupsioni në Kosovë, si pasojë e dështimit të drejtësisë

Politika

Korrupsioni në Kosovë, si pasojë e dështimit të drejtësisë

Nga: D.B Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Korrupsioni në Kosovë është si pasojë edështimit të drejtësisë, pasi çdo lloj i kriminalitetit mund të lulëzoj në një shtet, ku mungon sundimi i ligjit, vullneti politik për tu hetuar kryesit e veprave dhe për tu ndjekur e gjykuar penalisht personat që bien në kundërshtim me ligjin.

Kështu ka vlerësuar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se mungesa e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar rrjedh si pasojë e strukturave të sistemit të drejtësisë të cilat pranojnë të bashkëjetojnë me krimin.

Image
Ehat Miftaraj

Sipas tij, po të njëjtat struktura po ashtu pranojnë që edhe ti nënshtrohen vullnetarisht politikës dhe grupeve të interesit.

“Fatkeqësisht në Kosovë problemi nuk qëndron tek një person apo dy në hierarkinë e sistemit prokurorial apo gjyqësor, pasi problem qëndron në vet sistemin e drejtësisë i cili në mënyrë të organizuar, e koordinuar në mënyrë sistematike përmes veprimeve apo mos veprimeve të tyre, kanë ndërtuar praktikën e ofrimit të mbrojtjes së personave të korruptuar brenda sistemit. Dhe me këto veprime të tillët kanë shuar shpresën se ky sistem nga brenda mund të përmirësohet, pa ndonjë intervenim të jashtëm” është shprehur Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat