A është kjo arsyeja pse Smith nuk i takoi politikanët në pushtet?

Politika

A është kjo arsyeja pse Smith nuk i takoi politikanët në pushtet?

Nga: D.RR Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:44
Jack Smith

Analisti politik, Faton Mehmeti e ka komentuar për “Bota sot” vizitën e prokurorit special Jack Smith në Kosovë, e gjatë asaj vizite, ai takoi vetëm ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri.

Mehmeti thotë se Smith nuk i takoi asnjërin nga ta për të mos dhënë ndonjë iluzion se njeri apo tjetrin do të kursehen nga Gjykata Speciale.

Image
Faton Mehmeti

“Duke ditur se politikanet në pushtet, me gjasë edhe do të jenë të akuzuar, me të drejt z.Smith nuk i takoj asnjërin nga ta. Kjo edhe për mos te dhënë ndonjë iluzion se njeri apo tjetrin do të kursehen nga Gjykata Speciale. Si dhe, mos ndikimi në hetimet që kjo gjykatë po vazhdon ndaj politikanëve kryesor sot në pushtet. Veprimin e z.Smith e vlerësoj profesional dhe si të tille duhet të marrim shembull që drejtësia mos t'i vardiset politikës, siç rëndom ndodh tek ne”, ka thënë ai.

Ai shprehet se presidenti Thaçi po mundohet që përmes marrëveshjeve me Serbinë, t’i shpëtojë Gjykatës Speciale.

“Duke parë seriozitetin e prokurorit Smith, Thaçi po bën çdo gjë që të komprometoj Gjykatën Speciale ende pa filluar punën. Këtë gjë Thaçi po mundohet ta bëj me pazaret me Serbinë për të mbajtur gjendjen e tensionuar, vetëm në situata jo stabile, Thaçi mbijeton politikisht. Shpresoj se Gjykata Speciale do të filloj punën sa më shpejt, çdo vonese vetëm sa mund të zbeh rolin e saj si dhe do i jepte hapësirë politikave të vendit për të futur nën margjinalizim drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur momenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat