“Seanca e sotme emërohet si zbrazje e inateve partiake”

Politika

“Seanca e sotme emërohet si zbrazje e inateve partiake”

Nga: D.RR Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:20
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Blerim Burjani ka komentuar për “Bota sot” mosmiratimin e rezolutës që i ndalon Thaçit bisedimet me Serbinë.

Ai thotë se kjo legjislaturë ka dështuar të krijojë bazë të mirë qytetare dhe se marrja me këto nga tema nga kjo legjislaturë, është e kotë. Sipas Burjanit, situata është pa zgjidhje.

Image
Blerim Burjani

“Situata është konfuze, problematike pa zgjidhje, ky kuvend në këtë përbërje nuk mund të zgjidhë probleme të mëdha siç është dialogu me Serbinë apo asociacionin , kjo legjislaturë ka dështuar të krijojë bazë më të mirë qytetare , zhvillim, ekonomik mirëqenie social dhe shëndetësore. Marrja me tema të mëdha është fshehje e deputetëve dhe partive pas problemeve të përditshme të qytetarit të Kosovës. Marrja me këto tema është e kotë, po sikur ky debat i fundit që pozitës i vyen për të mbijetuar politikisht, pasi që zhvillim ekonomik nuk ka, mbrojte shëndetësore totalisht ka dështuar, pra s’ka tema të përditshme me të cilat ballafaqohet qytetari por me tema që kane të bëjnë me marrëdhënie rajonale dhe fqinjësi të mirë”, ka thënë ai.

Sipas Burjanit, kjo garniturë politike po merret me tema të mëdha për t’i ikur problemeve si korrupsioni, e seancën e sotme e quan zbrazje të inateve në mes partive.

“Në fund të fundit nuk është thjesht vetëm Kosova dhe Serbia që don marrëveshje por edhe bashkësia ndërkombëtare e cila e ka ndikim kryesor për një marrëveshje paqësore normalizuese, pra kjo garniture politike merren me tema të mëdha për t’i ikur probleme tjera të mëdha korrupsionit, zhvatjes së buxhetit , zhvillimit ekonomik, mbrojtës shëndetësore. Kjo legjislaturë nuk është e aftë për asgjë, e lëre më të bëjë unitet për dialog me Serbinë Kjo senaca e sotme emërtohet si zbrazje të inateve ne mes partive me prapavijë të ruhet kjo status quo politike dhe të mbetet ky kuvend me këta njerëz , secili në variantin e vet e në fund qëllimi i përbashkët nuk është zgjidhja por mbijetesa individuale e deputetëve dhe partive”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat