“Gjurmët e tradhtisë së Hashim Thaçit”

Politika

“Gjurmët e tradhtisë së Hashim Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:00
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e tre muaj në konferenca dhe media po bënë përpjekje për të mbuluar gjurmët e tradhtisë.

“Fakti banalizimit të një çështjeje kaq të madhe dhe emocionale, pjesës më të vuajtur të trungut kombëtar siç është „Lugina e Preshevës“ apo e Kosovës Lindore për shkaqe personale, për shou mediatik, për poena politikë apo edhe për të shpëtuar lëkurën personale nga „gjykata speciale“, apo për të mbuluar edhe krime të tjera të tmerrshme ndaj popullit, me të cilën e mban me lak në fyt populli i vet”, shkruan Kurteshi në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, Thaçi nuk ngurron nga asnjë krim, qoftë ai fizik apo politik.

“Një kurth medial i përgatitur nga ky kriminel, ne mediat ndërkombëtare me paratë e popullit kundër popullit e dëshmojnë këto dy shkrime në gazetën angleze Financial Times, të datave 27 shtator 2018, në formë shkrimi autorial, dhe më 30 tetor 2018, në formën e komenti editorial të gazetës”, shkruan më tej Kurteshi.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë:

Paraja e bardhë për ditë të zeza apo paraja e bën të zezën të bardhë?

Gjurmët e tradhëtisë së Hashim Thaçit

Se i tërë inflacioni i konferencave për media i tre muajve të fundit të Hashim Thaçit, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të mbuluar gjurmët e tradhëtisë, sikur hajni i deleve me dushk në borë, e dëshmon ikja „gjuhësore“ e pasuksesshme për mbulim medial.

Fakti banalizimit të një çështjeje kaq të madhe dhe emocionale, pjesës më të vuajtur të trungut kombëtar siç është „Lugina e Preshevës“ apo e Kosovës Lindore për shkaqe personale, për shou mediatik, për poena politikë apo edhe për të shpëtuar lëkurën personale nga „gjykata speciale“, apo për të mbuluar edhe krime të tjera të tmerrshme ndaj popullit, me të cilën e mban me lak në fyt populli i vet.

Se ky njeri nuk ngurron nga asnjë krim, qoftë ai fizik apo politik, kur kjo i lejohet; se shqiptarëve të Luginës u servon gënjeshtra me erë tradhëtie, kur ata i besojnë; se protestat popullore në Kosovë, si ajo e 29 Shtatorit, e kanë mbështetur për murin e tradhëtisë dhe të frikës, këtë vetëm nuk po e sheh vetëm Kryeprokurori i shtetit dhe shpura e tij kriminale, e shpërndarë nëpër institucione shtetërore, veçanërisht në Kuvend dhe Qeveri.

Një kurth medial i përgatitur nga ky kriminel, ne mediat ndërkombëtare me paratë e popullit kundër popullit e dëshmojnë këto dy shkrime në gazetën angleze Financial Times, të datave 27 shtator 2018, në formë shkrimi autorial, dhe më 30 tetor 2018, në formën e komenti editorial të gazetës.

Edhe pse me mbulesa të ndryshme, shrimet kanë një burim, një temë, një kërkesë, atë të Thaçit dhe Vuçiqit, për shkëmbim territoresh:

“…çfarëdo marrëveshje finale me Serbinë do të duhej të adresonte kufinjtë tanë të përbashkët.” E si pikë të parë, korigjimi i kufinjëve nuk duhet të bazohet në parimin e ndarjes etnike.” Së dyti, “ne nuk jemi duke të krijojmë argumente për ndryshimin e kufijve në pjesët tjera të rajonit, sikur është Shqipëria,”.

E si do të duket ky “ndryshim i kufijve” apo “shkëmbim i territoreve” ka edhe përkufizimin territorial të papërkufizuar plotësisht, por të parashikuar relativisht qartë, sepse kjo është marrëveshje tani e arritur midis presidentit serb dhe pandanit të tij Kosovar, të cilin FT madje ngurron ta emërtojë si “president”. Megjithëse sipas FT “Hollësitë nuk janë bërë të njohura, mirëpo dy burrat janë marrëvesh gjatë diskutimit për shkëmbimin e pjesës verirore të Kosovës të banuar kryesisht nga serbët me një pjesë të Luginës së Preshevës në Serbi, të banuar kryesisht nga shqiptarët.”

Këto janë fakte të botuara.

#Kryeprokuror, vepro ose shporru!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat