Veseli dhe Thaçi përçarësit më të mëdhenj të politikës në Kosovë

Politika

Veseli dhe Thaçi përçarësit më të mëdhenj të politikës në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 nëntor 2018 Në ora: 23:09
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kadri Veseli ka kërkuar unitet politik në Kosovë, me arsyetimin se mungesa e tij po i shërben Aleksandër Vuqiçit. Por, Veseli  ka harruar se ishte pikërisht ai që qeverinë Mustafa e rrëzoi me votat e Listës Serbe, duke u komanduar direkt nga Vuçiçi, dhe duke kurorëzuar koalicionin qeverisës, po me Listën serbe.

Millaku: Thaçi e Veseli përçarësit më të mëdhenj të politikës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka thënë për Bota sot”  se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli, janë përçarësit më të mëdhenjtë jo vetëm të skenës politike në Kosovë por edhe mbarëkombëtare.

“Nuk e di, se si mund të kërkoj unitet Kadri Veseli, kur në të vërtet ai bashkë me Hashim Thaçin janë përçarësit më të mëdhenj jo vetëm të skenës politike në Kosovë, por edhe mbarëkombëtarë. Është për tu çuditur, se si të njëjtit mundet të kërkoj unitet për realizimin e projekteve shoveniste të Qubriloviqit e Rankovicit. Tek e fundit nuk ka unitet, derisa nuk japin llogari ata që kanë bërë dialog antikombëtar me serbin edhe atë, pa pik rezultati. Është koha të themi ‘faleminderit Kadri por për projekte antikombëtare nuk ka unitet. Këtë unitet mundet ai ta kërkojë vetëm prej Listës serbe, sepse besoj që janë në një vijë me të. Ashtu madje, juanë edhe në bashkëqeverisje, i vetmi "unitet" që mundet me bërë me Kadriun është caktimi i datës së zgjedhjeve”, ka thënë deputetja Millaku...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat