“Thaçi e ka në dorë koalicionin qeverisës”

Politika

“Thaçi e ka në dorë koalicionin qeverisës”

Nga: N.A Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 22:53
Foto ilustruse

Njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se me mos votimin e rezolutës së LDK-së, Thaçi i ka duart e lira për bisedime me Serbinë dhe kjo situatë është e rrezikshme.

“Partitë në pushtet e mbështesin Thaçin, sepse e ka në dorë koalicionin. Nëpërmjet PDK-së ai mund ta rrëzojë qeverinë kur të dojë, andaj partitë në pushtet nuk votojnë rezolutën kundër tij. Tashmë Thaçi i ka duart e lira për bisedime me Serbinë dhe kjo situatë është e rrezikshme. Ai nuk mund të ndalet nga Kuvendi në përpjekjet e tij dhe kjo mund ta sjell vendin në situate mjaft të vështirë, ngase Kosova vazhdon dialogun pa platformë politike dhe më shumë paqartësi”, ka deklaruar Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat