Kosova gjunjëzon Serbinë

Politika

Kosova gjunjëzon Serbinë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 22 nëntor 2018 Në ora: 08:21
Foto ilustrim Bota sot

“Masa e qeverisë duket radikale, por duket të jetë proporcionale me këto sjellje të Qeverisë së  Serbisë. Serbia duhet t`i korrigjojë sjelljet e veta hegjemoniste dhe të rregullojë  marrëdhëniet ekonomike politike me Kosovën e pavarur, që nënkupton me gjithë qytetarët e Kosovës e jo vetëm me shqiptarët siç thotë Presidenti i tyre. Tregu i Kosovës besoj se brenda një kohe do te riorientohet edhe tek prodhuesit vendor dhe vendet e tjera”, ka thënë ish-deputeti i Kosovës nga LDK, Muhamet Mustafa.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka vendosur që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë të kenë taksa prej 100 për qind.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

"Nga sot t'i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja", tha Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e përkrahë këtë gjë.

"Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. Cefta nuk ka funksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj", tha ai.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar dy shtetet të cilave iu është bënë taksja 100%, pra Bosnja dhe Serbia.

Megjithatë, të gjithë në Kosovë e kanë mbështetur vendimin e Qeverisë për taksën e vënë.

Edhe opozita e ka përshëndetur këtë vendim, por kanë kërkuar që mos të rriten çmimet e produkteve në Kosovë pas kësaj takse.

Megjithatë, presioni do të jetë i madh si nga shtetet e BE-së ashtu edhe nga Serbia.

Por, shpresojmë që Kosova të mos dorëzohet pas këtij vendimi, i cili Serbinë e gjunjëzon.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat