Vajza e Xhemajl Mustafës tregon se kënd duhet ta hetojë Prokuroria për vrasjen e babait të saj - Bota Sot
Vajza e Xhemajl Mustafës tregon se kënd duhet ta hetojë Prokuroria për vrasjen e babait të saj

Politika

Vajza e Xhemajl Mustafës tregon se kënd duhet ta hetojë Prokuroria për vrasjen e babait të saj

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:17
Beriane Mustafa homazhe te varri i babait të saj në fshatin Gllamnik të Podujevës, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij.

Sot janë bërë 18 vite që nga vrasja e Xhemajl Mustafës, bashkëpunëtorit të afërt të ish presidentit Ibrahim Rugova dhe ish kolumnistit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

E sot në 18 vjetrin e vrasjes, Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, ka thënë se Prokuroria duhet ta hetojë komplet skenën politike në Kosovë dhe SHIK-un (Shërbimin Informativ të Kosovës) për këtë vrasje.

“Është dështim total i organeve të drejtësisë  mos me mbrri varg rasteve të vrasjeve drejtuar kryesisht aktivistëve të LDK-së mos zbulu asnjë i vetëm. Politika është ajo që po ndërhynë në këtë situatë, politika është ajo qe po e pengon këto vrasje, vetëm politikës duhet me iu drejtu... Prokuroria e Shtetit është ajo që duhet me hetu prej Shërbimit Informativ të Kosovës e krejt komplet strukturën politike të Kosovës qe fol se dinë për këto vrasje”, tha Mustafa përderisa vendosi lule tek varri i babait të saj.

Kujtojmë se Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Vrasja e tij sot e 18 vite ka mbetur ende e pa zbuluar, si shumë vrasje tjera politike në Kosovë, shkruan "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera