Jakup Krasniqi tregon qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme: Duhet një ndryshim i madh - Bota Sot
Jakup Krasniqi tregon qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme: Duhet një ndryshim i madh

Politika

Jakup Krasniqi tregon qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme: Duhet një ndryshim i madh

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:48
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë të madhe për një ndryshim përmbajtjesor në skenën politike.

Sipas Krasniqit, pa u bërë ky ndryshim në skenën politike, nuk do bëhet ndryshime në qeverisje.

“Nuk ka asnjë dyshim, jam për një ndryshim të madh dhe jo vetëm në qeverisje, por para se në qeverisje, Kosova ka nevojë të madhe për një ndryshim përmbajtjesor në skenën politike. Pa u bërë ndryshimi i dytë, kurrë nuk do të bëhet i pari, qeverisja pra”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se koha si klimë nuk premton zgjedhje të ndershme si dhe as fryma politike nuk premton zgjedhje për ndryshim.

“Për gjashtë muajt e ardhshëm as që duhet biseduar për zgjedhje. Pse? As koha si klimë nuk premton zgjedhje të ndershme dhe as fryma politike nuk premton zgjedhje për ndryshim. Kosovës nuk i duhen zgjedhje për t’i ndërruar “kuajt e qejzës” ose amerikanet thonë “kuajt e garës” (shprehjet kanë kuptim figurativë)”, ka thënë ai për “Bota sot”

Në fund, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka theksuar se pa u bërë ndryshime në sistemin zgjedhor nuk mund të ketë ndonjë zgjidhje.

“Zgjedhjet duhej të bënin zgjidhje për qytetarë dhe unë në ketë kohë, pa e ndryshuar sistemin zgjedhor, zgjedhjet nuk shoh zgjidhje. Me zorrë nëpër këmbë, nuk bëhen punët e mira”, ka përfunduar Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Ndryshe, kujtojmë se partitë opozitare thuajse në çdo seancë parlamentare vazhdojnë ta adresojnë kërkesën e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që, sipas tyre, Qeveria aktuale është Qeveri e pakicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...