Islami: Ilir Konushevci u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar

Politika

Islami: Ilir Konushevci u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:52
Ilir Konushevci

Publicisti Gazmend Islami, thotë se Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo, ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit.

Ai bën thirrje në prokurorinë e shtetit dhe në shtetin shqiptarë, që të fillojnë të merren vërtet me zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Image
Gazmend Islami

“Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo, ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit, prandaj me të drejtë mund të themi që Iliri u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar. Kur sot dihen ekzekutuesit, kur sot dihen implikuesit e kësaj vrasjeje, nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre e cila kishte vetëm një qëllim, eliminimin e Ilir Konushevcit, pa njerëzit që e donin me të vërtetë lirinë. Bëj thirrje në prokurorinë e shtetit dhe në shtetin shqiptarë, që të fillojnë të merren vërtet me zbardhjen e kësaj vrasjeje, sepse në këtë vrasje ka të implikuar edhe struktura të larta shtetërore, edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë”, ka theksuar Islami.

Ai thotë tutje se varri i Ilirit nuk do të jetë asnjëherë i qetë përderisa vrasësit dhe urdhërdhënësit jetojnë të lirë.

“Shteti duhet të tregoj që ka drejtësi në këtë vend, sepse varri i tij asnjëherë nuk do të jetë i qetë përderisa vrasësit e tij, ose urdhërdhënësit e vrasjes së tij, janë të lirë dhe jetojnë mirë.
Kështu që ne gjeneral, të përkulemi në veprat e tua për jetën e juaj, për veprimtarinë tënde, por kurrë nuk do të heshtim që vrasja jote një ditë të zbardhet dhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrinë dënimin e merituar”, ka potencuar ai.

Eshtrat e heroit Ilir Konushevci do të rivarrosen të martën në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat