Abazi: Thaçi do ta dërgoj Veselin në Gjykatën Speciale - Bota Sot
Abazi: Thaçi do ta dërgoj Veselin në Gjykatën Speciale

Politika

Abazi: Thaçi do ta dërgoj Veselin në Gjykatën Speciale

Nga: N.A Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:16
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Publicisti, Haki Abazi në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se deklarimet e fundit të kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Thaçi për shkarkime të dy anshme burojnë nga një armiqësi e vjetër.

Sipas tij, Thaçi është i interesuar që të dërgojë njerëzit tjerë në Gjykatën Speciale dhe nga lista që ka mbetur sigurisht që Veseli është një prej tyre për të arritur kuotën e gjykatës.

“Kjo është një armiqësi e vjetër dhe nuk habitem por Haradinaj ka bërë një gabim strategjik duke hyrë në koalicion me PDK-në e Thaçit, por mund të këtë një fitore taktike duke e u lidhur me Veselin për te shpëtuar veten dhe Veselin nga kurthet e Thaçit. Thaçi është i interesuar që të dërgojë njerëzit tjerë në Gjykatën Speciale dhe nga lista që ka mbetur sigurisht që Veseli është një prej tyre për të arritur kuotën e gjykatës. E gjithë beteja me Thaçin është se kush do të shkonte eventualisht në Gjykatën Speciale dhe e dimë nga e kaluara që ata që kanë më pak pushtet politik brenda partive të dala nga lufta është potencialisht në rrezik më të madh”, ka përfunduar Haki Abazi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...