Hahn nesër në Kosovë: A do të jetë i ashpër ndaj Ramush Haradinajt?!

Politika

Hahn nesër në Kosovë: A do të jetë i ashpër ndaj Ramush Haradinajt?!

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Johannes Hahn

Të hënë pritet të vij në Kosovës, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, do të zhvilloj takime me krerët kryesor të shtetit.

Analisti politik, Ali Hertica mendon se gjatë kësaj vizite do të diskutohet për taksën e vendosur ndaj mallrave serbe nga Qeveri nga Kosovës.

“Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me krerët më të lart të shtetit, Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Hahn do të jetë thuajse i përqendruar për vizitë që vendi me qeverinë Haradinaj të largon taksën për mallrat serbe ku mund të jetë goxha i ashpër për këtë taksë 100% ndaj produkteve serbe se dhe respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Ali Hertica

Për më tepër, ai ka sugjeruar që Qeveria e Kosovës të jetë këmbëngulëse e të kërkoj reciprocitet në të gjitha marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel. “Qeveria e Kosovës duhet të jetë këmbëngulëse në parimet e saj të vendimit  që është marruar dhe të kërkoj reciprocitet në të gjitha marrëveshjet  e nënshkruara në Bruksel me palën serbe që të implementohen në paprekshmëri për ndryshe assesi nuk duhet të hiqet kjo taksë, dhe nuk do të  ketë asesi ndonjë ndëshkim me  pasojë  të një formë e izolimit politik të Kosovës për këtë hap që është marr nga qeveria Haradinaj në këtë drejtim. Qeveria nuk besoi se do ketë ende plan se çfarë  të bëjnë saktësisht, por kundërshtimi i qeveris nuk do të jetë vetëm verbal, por do të ketë edhe veprime ose reciprocitet me çdo shet që nuk i respekton marrëveshjet bilateral dhe politike”, ka theksuar Hertica për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai mendon se Be-ja nuk do ketë të drejt ligjore as politike që Kosova të ketë pasoj në mos heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Han nuk do të lëshohet në vlerësime se kur do të mund të mbahej raundi i ardhshëm i bisedimeve, por as në atë se kur do të mund të shkojnë në Bruksel. Kryetari i Kosovës dhe i Serbisë për të zhvilluar bisedimet, dhe assesi Be-ja nuk do ketë të drejt ligjore as politike që Kosova të ketë ndonjë pasoj në mos heqjen e taksës ndaj Serbisë”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat