"PSD e krijuar për të qenë një patericë e Thaçit dhe e PDK-së"

Politika

"PSD e krijuar për të qenë një patericë e Thaçit dhe e PDK-së"

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:13
PSD-ja

Opinionisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri duke e komentuar idenë e fundit të propozuar nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se kjo parti është krijuar për të qenë një patericë e presidentit Thaçi dhe e PDK-së, dhe këtë tashmë po e konfirmon edhe me rolin e sajë në Kuvendin e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Në në fakt PSD-ja e sponsorizuar nga kompania "Devolli" është krijuar për të qenë tillë, pra një patericë e presidentit Thaçi dhe e PDK-së dhe këtë tashmë po e konfirmon edhe me rolin e sajë në Kuvendin e Kosovës dhe se rezoluta e propozuar nga Devollistët (PSD-ja), është një rezolutë e cila dëshiron që në mënyrë përfide ta manipuloj jo vetëm një pjesë tjetër të opozitës, por opinionin në përgjithësi gjoja më një bashkëudhëheqje të dialogut me Serbinë, nga pozita dhe opozita, por që në fakt është vetëm një tentim për t’i dhënë legjitimitet presidentit Thaçi si kryenegociator i Kosovës me Serbinë, dhe delegacioni i Kuvendit të jetë vetëm ndonjë trup këshillues pa ndonjë ingerencë në këtë dialog apo në rrjedhën e bisedimeve”, ka thënë Haziri.

Me tej, ai ka nënvizuar se me ketë nismë po ashtu tentohet që më çdo kusht të mbahet në pushtet qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj.

“Më këtë rezolutë po ashtu tentohet që më çdo kusht të mbahet në pushtet qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj që me grupin devollistëve në Kuvend, do të arrinin të krijonin një shumicë parlamentare sa do që do të ishte prapë shumicë fragjile”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat