Sa më shumë që po afrohet 14 dhjetori, dita kur do të kur do të bëhet transformimi i Forcës e Sigurisë së Kosovës në ushtri, aq më shumë po rriten zërat e Serbisë kundër saj.
Me gjithë mbështetjen që formimi i ushtrisë po e merr edhe nga SHBA, zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ushtria e Kosovës do të jetë e rrezikshme për rajonin.
Analisti politik, Faton Mehmeti është shprehur se këto deklarata janë propagandë e zyrtarëve serbe, pasi që do të jetë një ushtri që më tepër është për stabilitet se sa kërcenim.
“Ushtria e Kosovës s`ka kapacitet të jetë e rrezikshme për rajonin, pasi do jetë ushtri e vogël më tepër për stabilitet se sa kërcenim. Derisa deklaratat e zyrtareve serb janë propagandë, dhe si te tillë vijnë nga xhelozia se sa nga " shqetësim nga rreziku”. Andaj Kosova s`ka pse të merret me deklarata të tille por të punojë fort që të konsolidohemi si shtet, padi pa ushtri s’mund të quhemi shtet i kompletuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Për më tepër, ai ka shtuar se ushtria e Kosovës për tu kompletuar i dihet rreth 10 vite, ndërsa roli i saj do të jetë paqeruajtës.
“Kosova duhet të ketë ushtri ndonëse do shkoj deri në 10 vjet derisa ushtria të jetë e kompletuar, andaj duhet sa më parë të filloj procedurat që Kosova të ketë ushtrinë. Ushtria është më tepër aspekt paqeruajtës dhe kompletim i shtetësisë së sa kërcenim ndaj ndokujt”, ka përfund Mehmeti për “Bota sot”.