“Absurditeti i Agim Bahtirit”

Politika

“Absurditeti i Agim Bahtirit”

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ditë më parë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e Ligjit që do ta bashkonte Mitrovicën në një komunë të vetme.

Bahtiri ka thënë se kërkesa e tij për bashkimin e qytetit është mbështetur nga shumica e partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.

Sipas Agim Bahtirit, bashkimi i Mitrovicës do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve dhe nuk ka rrugë tjetër.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të veprojnë sa më shpejt dhe ta dërgoj në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do të bashkonte Mitrovicën në një komunë, sepse nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit të qytetit.

Image
Ismet Haziri

Ideja e parë e Bahtirit nuk ka marrë mbështetje nga Qeveria e Kosovës. Për këtë arsye, Bahtiri sërish ka dalë me një plan të ri për bashkimin e jugut me veriun e Mitrovicës, dhe të dy pjesëve në një komunë të vetme, përmes një peticioni, duke mbledhur kështu 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës.

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ka thënë se nuk mund të ketë diçka serioze rreth këtij aktiviteti që është duke e bërë Bahtiri në Mitrovicë.

“Do të ishte mirë dhe akt patriotikë që Kryetari Bahtiri dhe kryetarët e komunave të Kosovës të merren me një shërbim të mirë ndaj qytetarëve, të cilët janë me halle të mëdha pasi shumë punë kanë mbetur zvarrë nga viti në vit e nga mandati në mandat”.

“Plani i Atisarit mbi decantrilizimi do të jetë i dhimbshëm për Kosovën, kurse ambiciet serbe nuk do ti kënaq. Prandaj në këtë moment aktual të flitet për bashkim të Mitrovicës është një absurditet nga kryetari Bahtiri, pasi siç duket ai nuk ka informacione më shumë dhe përtej kabinetit. Aktualisht edhe tensioni në Kosovë është më i lartë pas embargos së produkteve serbe, pastaj nga ky fakt një pjesë e Evropës është shumë e frustuar dhe as që ka shanse të preket ky rregullim i bashkësive shoqërore politike që e kemi peshqesh nga plani i Atisarit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat