Gjykata Speciale aktakuzat i ngritë pas intervistimeve...

Politika

Gjykata Speciale aktakuzat i ngritë pas intervistimeve...

Nga: D.RR Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
Blerim Burjani

Gjykata Speciale ka filluar punën efektive, tre vite pas themelimit. I pari që u ftua zyrtarisht për intervistim, ishte ish komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, për të vazhduar më tutje me Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin dhe së fundmi Sami Lushtakun, shkruan “Bota sot”.

Kjo Gjykatë u formua për shkak të mosbesimit të institucioneve vendore të drejtësisë, për të gjykuar krimet individuale gjatë luftës si dhe vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, që përfshijnë periudhën kohore 1 janar 1998-31 dhjetor 2000.

Analisti politik, Blerim Burjani thotë se kushtet për fillimin e punës së Gjykatës Speciale janë bërë nga zhvillimet aktuale politike.

“Gjykata Speciale përball stuhisë politike dhe raporteve të tensionuar me Serbinë, korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga funksionar të lartë politik, janë rrethana ideale të krijuara për punën e gjykatës speciale. Kjo gjykatë hibride ka filluar startin e parë hetues, duke bërë ftesa për intervista, por ende nuk ka aktakuza, ato mund te priten pas intervistimeve që bëhen”, ka thënë ai.

Burjani thotë se, Gjykata nuk do të ketë fakte ashtu siç pretendohet, por mbetet të shihet puna e saj.

“Kryesisht kjo fazë fillon me intervista dhe përfundon aty ku ka dëshmi e argumente edhe pse në këtë temë s’ka fare tepër pretendime për trafikim të organeve s’ka kurrfarë argumentesh thjesht janë trillime, por se kjo gjykatë do të provojë të gjej përgjatë kësaj kohë argumente të paqena, puna e saj është dashur kaherë të filloj sidoqoftë do të shihet edhe rezultati i saj me kalimin e kohës”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat