Ja pse duhet të bisedohet në Bruksel edhe për Sanxhakun

Politika

Ja pse duhet të bisedohet në Bruksel edhe për Sanxhakun

Nga: D. B. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Brukseli

Në lidhje me Samitin e sotëm në Bruksel temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova, madje pritet që ky diskutim të fillojë nga mbrapsht dhe të nis me pasojat që ka shkaktuar pikërisht Brukseli dhe BE-ja.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në të kaluarën  historike, Evropa me përjashtim të Gjermanisë dhe Anglisë,  luajnë lojën e dyfishtë në raport me shqiptarët.

Sipas tij, Evropa pretendon  të arrin një marrëveshje apo normalitet Ballkanik mbi kurrizin tonë me kompromise , por gjithnjë duke favorizuar ata që në Evropë kanë një aleat të fuqishëm e që evropianeve u dridhë këmbët sa herë që u bie ndërmend se “Serbia” është një zog që qëndron nën sqetullën e “nënës Rusi”.

Image
Ismet Hazir

“Ky është problem  i evropianeve, ngase edhe ne jemi një zog që po qëndrojmë nën sqetullën e “Nënës Amerikë”, prandaj logjikisht jemi të balancuar dhe superior nga ky aspekt. Prandaj nëse në Samitin e sotëm bisedohet për “Taksën 100%”, për rregullat e “CEFTES”, konsiderojë që së pari do të ishte dashur të bisedohet për Marrëveshjen e sistemit elektor energjetikë, UNESK-on Liberalizimi dhe mashtrimin  që bënë për Demarkacion me Malin e Zi, Interpolin , dhe për veprimin e shërbimeve sekretë serbe ne Kosovë. Jo vetëm kaq, Brukseli, në gjiun e vetë e ka botën e civilizuar me drejtësi e parime mbi të drejtën e popujve e kombeve. Atëherë pse mos të  gjykojmë kërcënimet e krerëve institucional që këtyre ditëve nga zëri i tyre dalin shkëndija kërcënimi ushtarake e policore për Kosovën, dhe pse mos të bisedohet për pasojat që sjellin Serbia e Bosnja për eksportin e produkteve të Kosovës”, ka thënë Haziri.

“Brukseli sot do të ishte mirë të bisedojë edhe për Sanxhakun, se edhe atje i kemi disa qytetar të Evropës të cilët nuk janë të kënaqur. Aty mundë të bisedohet edhe për një të kaluar të vërtet historike, të hapen tenderët e “Toplicës”, të bisedohet edhe për reparacionet e luftës, për të pagjeturit, për dëmshpërblimin e të dhunuarve gjatë luftës, sepse kjo është një barrë e rëndë për botën e civilizuar. Evropa pretendon se është pishtare e civilizimit, të bisedohet për fondet penzionale, por aty edhe mundë të bisedohet se Kosova mundet edhe kështu pa Brukselin, por me një ushtri  të fortë te veten  në mënyrë që të mbrohen duke u mbështetur nga krijuesi i krijesës së vet-SHBA-ja, andaj qoftë e bekuar Amerika”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat